Rreth Albania Property Group

Albania Property Group eshte themeluar ne 2007 nga y partnere: Ilir Konomi dhe Sam Dardha.
Me 2012 Sam Dardha u largua nga kompania dhe krijoi nje zyre tjeter.
 
Ne kete moment Albania Property Group operon ne tregun imobiliar Shqiptar permes 3 zyrave ne: Tirane, Sarande dhe Vlore. Ne jemi nje grup profesionistesh qe kemi qellim kryesor t'ju sigurojme informacion te qarte e te plote rreth investimeve dhe blerjes se pronave ne Shqiperi. Ne jemi burim i provuar persa i perket pasurive te paluajtshme ne Shqiperi.  

Ekspertiza

Ekspertiza jone mbulon nje koleksion te gjere te pasurive te patundshme ne vende ideale per te jetuar, per te kaluar moshen e pensionit ose per te investuar ne Shqiperi. Inventari yne permban nje shumellojshmeri te vecante te pronave si: shtepi luksoze per shitje, pasuri te patundshme per investim, troje, shtepi te vjetra ne qytete karakteristike, dhe shtepi pushimi me qira. Ne e kuptojme qe marrja e vendimit per t'u zhvendosur apo per te blere nje shtepi pushimi, nuk eshte nje pune e lehte.

Zhvendosja ne Shqiperi, ashtu si ne pergjithesi te berit biznes jashte shtetit, kerkon nje hulumtim shume te gjere dhe mbeshtetje ne kompanine qe mund te keni zgjedhur per t'ju ndihmuar.  

Sherbim i dedikuar

Ne ju ofrojme mbeshtetje te besueshme ne cdo hap te procesit. Jemi nje nder kompanite me me eksperience ne fushen e pasurive te patundshme ne Shqiperi, duke qene se jane bere tashme mbi 11 vjet qe marketojme pronat shqiptare jashte shtetit. Jemi krenare qe i kemi sherbyer qindra klienteve te huaj ashtu sikurse dhe emigranteve Shqiptere qe kane blere me ne. 

Permes zyrave tona ne Tirane, Sarande dhe Vlore, ne do te jemi me ju ne cdo hap. Ekipi yne do te jete i lumtur t'ju siguroje sherbimet qe ofrojme. Ne gjendemi ne kryeqytet dhe ne cdo qytet bregdetar te vendit tone duke reklamuar pronat shqiptare ne tregjet e huaja. Pjese te sherbimeve tona jane Manaxhimi i Qirave, Manaxhimi i Pronave, dhe Sherbimi i Arredimit te pronave. Ekipi yne eshte me i miri per te ofruar paketa unike per cdo klient qe ka blere nje prone ne Shqiperi. Albania Property Group i konsideron sherbimet pas blerjes si nje proces po aq te rendesishem sa proceset paraardhese. 

Qellimi 

Qellimi kryesor i Albania Property Group eshte t'ju ndihmoje gjate nje transaksioni te suksesshem te pasurive te patundshme. Ne ju ndihmojme te gjeni pronen ose investimin e endrrave tuaja ne Shqiperi.