Sherbimet e Blerjes

  • Perpara zgjedhjes se prones
    • Sigurojme asistence ne perzgjedhjen e selektimin e detajuar te prones ne perputhje me rekomandimet dhe idene e klientit
  • Sigurojme keshillim gjate gjithe procesit
    • transferimi i pervojave dhe ideve mbi ceshtje qe jane per t’i kushtuar vemendje, duke perfshire keshillime mbi udhetimin gjithashtu.
  • Paraqitja e tregut
    • ndihme ne zgjedhjen e prones, sic kerkohet.
    • krijimi i nje liste pronash
    • marreveshja, prezantimi me gjendjen e sektorit te pasurive te paluajtshme
    • pergjigja e pyetjeve te konsumatorit
    • kryerja e negociatave me pronarin
  • Ndihme me transportin nga Aeroporti Nderkombetar I Tiranes
  • Ndihme me akomodimin
    • Nese ka nevoja te vecanta, datat e sakta duhen bere te ditura
    • Sigurisht, akomodimi mund te sigurohet dhe ne menyre te pavarur
  • Turi i pronave
    • ne ofrojme turin e pronave te listes se pronave qe i interesojne klientit
    • do te organizojme te gjithe turin
    • do te bejme takime me pronaret
    • do te asistojme gjate negociatave te cmimit me pronaret
  • asistence prone ne terren
    • Ofrimi i keshillave bazuar ne pervojen e akumuluar dhe ide mbi gjera per t’u patur ne vemendje
  • Keshilla ligjore permes zyrave te avokateve vendas falas (vetem gjate vizites)
  • Organizojme komunikime me zyren e avokateve duke vendosur dhe takime kur eshte e nevojshme.
  • Ndihmojme klientin per te krijuar nje llogari bankare ne bankat vendase dhe I sigurojme keshilla financiare.
  • Koordinimi me zyren e Noterit Publik
    • Vendosja e takimit per te pergatitur dokumentet e nevojshme kur klienti do te largohet nga vendi
  • I ofrojme klientit ta perfaqesojme perpara Noterit Publik kur do te jete e nevojshme te firmosen kontrata ne emer te tij
  • Paraqitja e raporteve te progresit dhe fotografive mbi baza periodike, kur pallati eshte ne ndertim.
  • Ndjekja e pyetjeve te klienteve ne te ardhmen permes email-eve apo telefonatave
  • Koordinimi mes klientit dhe zhvilluesit gjate periudhes se diskutimit se kontrates se shitjes
  • Sigurimi i perkthimeve me shkrim ose me goje nga Anglishtja, Italishtja, Frengjishtja, Rusishtja, Ukrainishtja.
  • Ofrimi i ndihmes ne berjen e kontrates me kompanite e sherbimeve (ndryshimi I kontates nen emrin e klientit).
  • Sherbime te pas shitjes permes ndihmes se Albania Property Group, te tilla si:
    • mirembajtja e prones
    • paketa e interior design
    • manaxhimi i prones
    • manaxhimi I qerase

Ekipi yne do t’ju mbeshtese plotesisht ne cdo aspekt. Do te vini re qe njerezit tane, do te bejne cdo gje qe eshte e mundur per t’ju sherbyer me qellim qe te realizoni endrrat tuaja.
Ne kemi besim qe stafi yne do te lidhet me eksperienca pozitive, do te jete i sjellshem, i shoqerueshem dhe ndihmues.

Nje komision agjensie prej 2% te Vleres se Prones (minimumi 1600 Euro) aplikohet per sherbimet e mesiperme. 

 

Manaxhimi i prones

Albania Property Group bie dakord te kujdeset per pronen, ta mirembaje, ta riparoje pronen e te punesoje punonjesit qe duhen per te kryer keto sherbime. Te gjitha Sherbimet e meposhtme do te ofrohen permes Albania Property Management.

Mirembajtjet dhe Sherbimet e ofruara jane:

  • 1 pastrim ne muaj
    • Kjo perfshin nje pastrim total te apartamentit.  
  • Pagesa e faturave te sherbimeve dhe e taksave vjetore
    • Mbledhja e faturave dhe ruajtja ne zyrat tona ne Tirane, Sarande ose Vlore
    • Pagesa e faturave per ju nese kerkohet
  • Kontrolli i te gjitha permbajtjeve te inventarit
    • Do te sigurohemi qe gjithacka do te jete ne rregull nese ka qiramarres ne pronen tuaj
  • Inspektim vizual i pajisjeve dhe kontroll per ndonje difekt
    • Kryerja e vizitave ne prone per te kontrolluar nese cdo gje eshte ne rregull, me kontrolle shtese nese moti eshte I keq
    • Sigurohemi qe dyert, dritaret, grilat e prones tuaj jane rregull
    • Prona do te ajroset, bimet do te ujiten, dhe do te behen kontrolle per rrjedhje apo infektime
  • Do te testohen te gjitha pajisjet elektrike
    • Do te sigurohemi qe te gjitha pajisjet punojne mire
  • Ekzaminimi i te gjitha mobiljeve dhe orendive nese jane konsumuar
    • Klienti do te siguroje nje liste te plote inventari perpara se Albania Property Management te nise detyren. Do te kontrollojme listen dhe inspektojme cdo pajisje ne prone. Nese apartamenti eshte dhene me qira do te dergojme nje raport te plote mujor qe perfshin perditesim te informacionit mbi gjendjen e mobiljeve dhe mirembajtjes.
  • Kontrolli i te gjitha pajisjeve sanitare dhe hidraulike
  • Testimi i sherbimeve te sigurise dhe pajisjeve
  • Pergatitja dhe dergimi i raporteve mujore
    • Mbajtja e rekordeve te vizitave ne prone. Keto rekorde do te mbahen ne zyren tone e do te jene ne dispozicionin tuaj ne cdo kohe
    • Do t’ju informojme me email nese ka ndonje problem ose nese kerkohet mirembajtje
    • Ju kontaktojme me email/telefon nese ka ndonje ceshtje urgjente per t’u trajtuar
    • Ne rast se ka ndonje problem, do t’ju dergojme nje raport me email duke sugjeruar zgjidhje per problemin

Komisioni eshte 50 Euro/Muaj per sherbimet e mesiperme

 

Paketat e Mobilimit

Tashme ofrojme sherbimin per mobilimin e prones per pronaret dhe zhvilluesit, duke perdorur kompani vendase shqiptare per mobilim. Mund te sigurojme artikuj te ndryshem per te kompletuar apartamentet.

Permes komunikimit te drejtperdrejte me Manaxheret tane te Qerase procedojme si me poshte:

  • Diskutojme kerkesat tuaja ne lidhje me mobilimin me ju personalisht, ose nepermjet emailit/telefonit
  • Vizitojme pronen tuaj nese eshte e nevojshme, per te bere matje per mobiljet dhe per te rekomanduar produkte te pershtatshme
  • Kujdesemi per cdo porosi, dergese ne prone, montimin e produkteve, depozitimin e paketimit, pastrimin e produkteve dhe baneses ne menyre qe te jete gati per ardhjen tuaj
  • Sigurojme nje liste te mallrave tipike shtepiake sipas kerkeses, dhe cmimin e paketes
  • Permes sherbimeve tona te mobilimit japim zgjedhje te ndryshme per sallonet e ndenjes, dhomat e gjumit, kuzhinave, tualeteve dhe ballkoneve ne varesi te cilesise se kerkuar.
  • Krijojme pakete te personalizuar per kerkesat tuaja te vecanta dhe nivelin e cmimit te kerkuar.

Komisioni yne eshte 15% e kostos totale te paketes se mobilimit dhe perfshin listen e specifikuar te apartamentit, marreveshjet me kontraktoret, blerjet, organizimin e dergeses, instalimit, mbikeqyrjen e punes dhe pastrimet e pergjithshme. Ju lutem vini re se oferta bazohet ne paketen e mobilimit total.

 

Trajtimi i Qirave

Albania Property Group ofron apartamente, vila, zyra dhe ndertesa komerciale per qira qe prej vitit 2007. Mund te gjeni ne website-in tone kushtet per qirate afatgjata ne Tirane, e gjithashtu dhe per qirate e pushimeve ne qytetet bregdetare si Durresi, Saranda, Vlora, Himara, Dhermiu, Ksamili etj.  

  • Kemi nje eksperience te pasur ne industrine e sherbimit te qirase
  • Kemi qindra kliente te kenaqur.
  • Asistence eficiente dhe e dobishme per Klientin brenda 24 oreve.
  • Programe te favorshme ofertash per konsumatoret besnike.
  • Ne gjithashtu ofrojme sherbime te pasura qe ta bejme sa me te rehatshem qendrimin tuaj ne Shqiperi.

Ne jemi ketu per t’ju keshilluar mbi tregun e qirave, ligjet dhe taksat e aplikueshme per t’ju informuar sesi te maksimizoni kthimin nga qeraja te prones tuaj ne Shqiperi. Ne garantojme se prona juaj eshte marre me qira ne perputhje me te gjitha ligjet lokale dhe shteterore te Shqiperise. Ne do te studiojme alternativat per qiramarrje qe permbushin me teper nevojat tuaja para se t’ju informojme se cili do te jete kthimi me i mire real i prones tuaj.

Pasi te jeni angazhuar me planin tone te manaxhimit te qirase, do te bejme foto te prones dhe do t’I ngarkojme ne website-in tone te qirave, dhe te siteve te tjera me ane te te cilave operojme. Pervec kesaj e reklamojme pronen tuaj ne direktori te ndryshme, motorre kerkimi dhe portale.

Do te mbulojme te gjitha aspektet e mbikeqyrjes se marreveshjes se qirase.

Tarifat, afatet dhe kushtet per te marre me qera nje prone:

  • Periudha e qirase: Deri ne 3 Muaj
    • Komisioni per pronarin: 10% e qirase totale per t’u marre
    • Komisioni per klientin: 10% e qirase totale per t’u paguar
  • Periudha e qirase: 4 Muaj – 6 Muaj
    • Komisioni per pronarin: 35% e qirase se nje muaji
    • Komisioni per klientin: 35% e qirase se nje muaji
  • Periudha e qirase: 7 Muaj - 12 Muaj
    • Komisioni per pronarin: 100% e qirase se nje muaji
    • Komisioni per klientin: 50% e qirase se nje muaji
  • Periudha e qirase: 13 Months - 24 Months
    • Komisioni per pronarin: 100% e qirase se nje muaji
    • Komisioni per klientin: 50% e qirase se nje muaji
  • Periudha e qirase: 2 Vjet - 5 Vjet
    • Komisioni per pronarin: 200% e qirase se nje muaji
    • Komisioni per klientin: 50% e qirase se nje muaji

Tarifat dhe kushtet per qirate e pushimeve:

  • Per rezervime deri 1 muaj perpara mberritjes
    • Parapagim te 30% te shumes totale
    • 70% i mbetur duhet paguar brenda 4 javeve nga mberritja
    • Parapagimi nuk eshte i rimbursueshem ne rast anullimi
    • Nese rishesim datat e anulluara, do te rimbursojme shumen e marre nga klienti i ri.
  • Per rezervime brenda 4 javeve
    • 100%e shumes per t’u paguar ne momentin e rezervimit
    • Ne rast anullimi do te aplikojme nje penalitet prej 50% te totalit
    • Nese rishesim datat e anulluara, do te rimbursojme shumen e marre nga klienti i ri.