Rreth Albania Property Group

Albania Property Group është e vendosur në Tiranë, kryeqytetin e këtij vendi të bukur. Ne jemi një grup profesionistësh qëllimi kryesor i të cilit është që t'ju ofrojë pasqyrë të qartë në kuptimin e investimeve dhe blerjen e pronës në Shqipëri. Ne jemi një burim i provuar dhe me eksperience per fushen e pronave në Shqipëri.
Ekspertiza:
Ekspertiza jone mbulon një koleksion të gjerë të pasurive të patundshme në vendet me ideale për të jetuar, apo investuar në Shqipëri. Inventari i kompanise tone te pasurive të patundshme përmban një shumëllojshmëri të veçantë të pronave ne Shqipëri per shitje sic jane: Vila të banuara për shitje, Apartamente/Studio, investime, toka, prona dhe vende pushimi me qira. Ne e kuptojmë që blerja e cdo prone ne cdo vend te botes nuk është një punë e lehtë. Ju mund te mbeshteteni ne kompanine tone per cdo kerkese qe te keni.
Shërbim i Përkushtuar:
Ne jemi kompania më e vjetër të pasurive të patundshme e cila marketon prona Shqiptare ne tregjet nderkombetare për më shumë se 5 vjet tashmë. Ne jemi krenarë që kemi shërbyer me qindra kliente te huaj si dhe Shqiptare te Diasporës që kanë blerë prona nëpërmjet nesh.
Nëpërmjet zyrave tona në Tiranë, Sarandë dhe Vlorë ne do të jemi atje për ju në çdo hap të këtij procesi. Ekipi ynë në Tiranë, Sarandë, dhe Vlorë do të jenë të lumtur te ofrojne shërbimet tona për ju. Ne jemi të pranishëm në çdo qytet bregdetar të vendit tonë duke sjelle ne tregun e huaj pronat e bukura shqiptare. Pjesë e shërbimeve tona jane: Manaxhimit të Pronave, Paketa Mobiljeri dhe Prona me Qira. Ekipi ynë ofron paketa te vecanta sherbimi për klientët tanë që kanë blerë prona në Shqipëri. Albania Property Group e konsideron Shërbimet mbas Shitjes një proces po aq të rëndësishëm sa eshte Shërbimi per Shitjen.
Objektiva:
Objektivi kryesor i Albania Property Group qëndron në një transaksion të suksesshem per klientin të pasurive të patundshme ne Shqiperi. Ne mund t'ju ndihmojmë që të plotesoni endrren tuaj per nje prone shqiptare ne det. Shqipëria është një nga destinacionet e investimeve më të nxehta në Evropë sot! Kurrë nuk ka kohë më të mirë për të investuar në Shqipëri sesa tani.
Ekonomia dhe Turizmi:
Shqipëria ka rritjen më të lartë ekonomike gjatë katër viteve të fundit - me rritjen e projektuar për vitin 2009 më të lartat në Evropë - për shkak të një sërë nismave të qeverisë në vitet e fundit që kanë ndihmuar Shqipërinë për të përballuar ndikimin e krizës ekonomike të botës. Rritja e GDP shqiptare është mesatarisht 5-6% për qind në vit. Miliarda dollarë janë aktualisht duke u investuar në të gjithë sektorët, por me theks të veçantë në: rrugë, turizem dhe prodhimin e energjisë.
Turizmi shqiptar dhe investimet ne Shqiperi jane kudo. Me hotele të reja, vendpushimet, bare dhe restorante, sektori privat shqiptar në turizëm ka patur në rritje mesatare prej 22% për qind për pesë vitet e fundit. Investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 59% në vitin 2009. Shqipëria ka nje ambicje për t'u bashkuar me BE-në 3-5 vitet e ardhshme që do të nxise tregun e pronës ne Shqipërisë.
Guida e Pronave në Shqipëri
Për te marrë falas Guidën e Pronave në Shqipëri, lutemi te plotesoni detajet tuaja më poshtë për të shkarkuar guiden.

