Apartament pushimi me qira ne plazhin e Durresit.
Apartamenti eshte i vendosur ne zemer te Durresit. Vetem 10 metra larg nga rera ranore. Ne Durres mund te takosh historine e lashte te vendit tone duke vizituar pikat historike si amfiteatri,, muzeu etj dhe pikat e reja atraktive ne qytet, si Sfinksi. Vendi ideal per te kaluar disa dite te nxehta vere. Perreth mund te gjeni edhe bare dhe restorante te cilat pergatisin pjata te mrekullueshme.
Qyteti i Durresit
Qyteti i Durrësit është padyshim qyteti më i vjeter në Shqiperi. Ai daton 3,000 vjet dhe ka shume vende me interes per t'u vizituar. I njohur edhe si Dyrrah, ai u themelua nga populli Ilir, dhe u bë i njohur kur u vendosen kolonat e para greke. Në historinë e lashte, Durresi ishte qyteti më i rendesishem qe lidhte Europën Perendimore me Lindjen. Ishte porti me i rendesishem tregtar dhe rruga hyrese Egnatia ishte me kryesorja sepse lidhte Romen dhe Bizantin. Pjesa me e madhe e qytetit te lashte u permbyt nga deti por me vone u rindertua.
Turistet mund të vizitojne amfiteatrin e vjeter, nje nga monumentet me te medha dhe me te bukura qe ka mbijetuar nga qyteti i lashte, muzeu arkeologjik, rrugen e tregtarëve etj.