VILE PUSHIMI NE DURRES ME QIRA. 35 minuta nga Aeroporti Nderkombetar i Tiranes. Kjo vile pushimi ndodhet 15 minuta me makine ne jug te Durresit. Eshte e mobiluar shume mire dhe ka nje oborr shume te bukur. Pozicionuar ne mes te fshatit turistik ofron komoditet per pushuesit, vetem 200 metra nga deti.
Qyteti i Durresit
Qyteti i Durrësit është padyshim qyteti më i vjeter në Shqiperi. Ai daton 3,000 vjet dhe ka shume vende me interes per t'u vizituar. I njohur edhe si Dyrrah, ai u themelua nga populli Ilir, dhe u bë i njohur kur u vendosen kolonat e para greke. Në historinë e lashte, Durresi ishte qyteti më i rendesishem qe lidhte Europën Perendimore me Lindjen. Ishte porti me i rendesishem tregtar dhe rruga hyrese Egnatia ishte me kryesorja sepse lidhte Romen dhe Bizantin. Pjesa me e madhe e qytetit te lashte u permbyt nga deti por me vone u rindertua.
Turistet mund të vizitojne amfiteatrin e vjeter, nje nga monumentet me te medha dhe me te bukura qe ka mbijetuar nga qyteti i lashte, muzeu arkeologjik, rrugen e tregtarëve etj.