Papafingo Me Pamje Nga Deti Për Shitje Në Vlorë Shqipëri


Apartament 2+2 Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Nëse jeni duke kërkuar shtëpinë e përsosur te ëndrrave tuaja, një vend per tu arratisur per pushime ose një pronë per investim me kthim fitimi të lartë, zbuloni këtë papafingo të jashtëzakonshme. Në të cilin do të gjeni një kombinim perfekt të privatësisë, qetësisë, komoditetit, pamjeve marramendëse dhe vendndodhjes ideale në një nga qytetet bregdetare me rritjen më të shpejtë në Shqipëri. Në zonën e ujit të ftohte, pranë lungomare 2 dhe në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit. Pika kryesore e ketij apartamenti është veranda e madhe private, e projektuar për të ofruar ne menyren më të mirë një stil jetese luksoz bregdetar dhe bukurine natyrore. Bëjeni tuajën! 

 

Papafingo Përballë Detit Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri

  • Sipërfaqja totale - 270 m²
  • Sipërfaqja e apartamentit - 120 m²
  • Sipërfaqja e verandës - 150 m²
  • Dhomë ndenjeje
  • Kuzhinë
  • Dy dhoma gjumi
  • Dy banjo
  • Një verandë e madhe me pamje mbresëlënëse nga deti, perfekte për t'u çlodhur dhe për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj
  • Plotësisht e mobiluar
  • Në gjendje të mire, e bollshme, komode dhe plot dritë natyrale
  • E vendosur në katin e 7-të
  • Ashensor në rezidencë
  • Pallat i ri me ndërtime me cilësi të lartë
  • Certifikatë pronësie
  • Një vend parkimi i përfshirë në çmimin e shitjes
  • Lagje e bukur, prestigjioze dhe e organizuar mirë
  • Zonë lehtësisht e aksesueshme për banorët dhe mjetet e transportit
  • E rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme - bare, restorante, furra buke, markete dhe dyqane të ndryshme
  • Potencial i shkëlqyer investimi për të ardhura nga qeraja dhe rritje të vazhdueshme te vlerës së pronës
  • Vlora është një qytet turistik ku platforma si Airbnb/Booking përdoren gjerësisht, por ka një mungesë të theksuar të apartamenteve dhe papafingove të mëdha - kështu që kjo pronë do të ishte një investim i sigurt dhe fitimprurës
  • Është një destinacion gjithë vjetor si për vendasit po ashtu edhe për vizitorët ndërkombëtarë
  • Zona e Ujit të Ftohtë ofron një jetese moderne buzë detit, një mjedis natyror mahnitës dhe pamje marramendëse
  • 2 minuta nga plazhi
  • 10 minuta nga qendra e qytetit
  • 15 minuta nga zona historike
  • 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
  • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës





Similar Listings