Apartament 1+1 Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. I vendosur në kodrën e qetë të zonës së Ujit të Ftohtë. Mes gjelbërimit, vetëm 3 minuta larg nga plazhi dhe lungomarja. I rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit. Ofron një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse familjare. Kombinimi perfekt i rehatisë dhe stilit. Zgjedhja ideale për shtëpinë tuaj të përhershme, si dhe një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë qeraje. Shfrytezoni rastin dhe bëjeni tuajin!
Apartamente Luksoze Për Shitje Në Radhime Vlorë Shqipëri. Zbuloni vendin e ëndrrave tuaja buzë detit në një nga destinacionet më të bukura në Rivierën Shqiptare, Radhimë-Vlorë. Kjo pronë krejt e re ofron një kombinim perfekte të pamjeve marramendëse të detit dhe arkitekturës bashkëkohore moderne të frymëzuar nga bukuria natyrore e bregdetit te Jonit. Pishina e saj private me një tarracë të madhe, krijon një vendpushimi luksoz bregdetar të rafinuar. Vetëm pak minuta larg plazhit, midis mjedisit piktoresk plot gjelbërim dhe vetëm një udhëtim i shkurtër me makinë nga Vlora dhe destinacione të tjera të Rivierës Shqiptare. Nëse jeni duke kërkuar apartamentin tuaj të pushimeve apo një pronë per investim me kthime fitimi të garantuar dhe me një vlerë në rritje në tregun e pasurive të paluajtshme, kjo është një mundësi e shkëlqyer me një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. I vendosur në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës, pranë bulevardit kryesor dhe vetëm 1 minutë larg nga qendra historike. Gjithashtu një lagje e qetë dhe familjare-miqësore. Ofron një kombinim ideal të komoditetit dhe jetesës urbane. I rrethuar me të gjitha shërbimet thelbësore, vetëm një hap larg derës suaj. E frekuentuar nga turistët vendas dhe ndërkombëtarë per gjatë gjithë vitit. Mos e humbisni shansin, është një mundësi e shkëlqyer investimi!
Apartamente Për Shitje Në Vlorë Shqipëri. Po mendoni se cili do të ishte vendi ideal për pushime dhe për të pasur një shtëpi të dytë pranë detit? Qyteti i Vlorës në Shqipëri - pjesë e Rajonit Mesdhetar, është një zgjedhje që nuk do t'ju zhgënjejë. Një qytet bregdetar plot jete, ku detet Adriatik dhe Jon bashkohen me pamjet e tyre mahnitëse, i rrethuar nga malet e larta dhe kodra te vogla plot gjelbërim. Një destinacion historik dhe modern me shumë vende kulturore që perfaqsojne historinë e vjetër së bashku me lungomare-n e saj mahnitëse, investimet premium dhe stilin e jeteses luksoz. Gjithashtu një vend miqësor për familjet, mikpritës dhe i sigurt. Qendra e Rivierës Shqiptare, kështu që jeni vetëm pak minuta larg destinacioneve të tjera. Nuk ka dyshim se do të fitojë zemrën tuaj në një kohë fare të shkurtër. Bëjeni tuajin këtë apartament të ri dhe krijoni kujtime të paharrueshme me familjen tuaj!
Apartament Për Shitje Në Radhime Vlorë, Ne Jug Të Shqipërisë. Radhima është një nga zonat bregdetare më premtuese për investime në Shqipëri, me nje pozicion strategjik midis Vlorës dhe destinacioneve të tjera të Rivierës Shqiptare. Me plazhet e saj mahnitëse kristalore të detit Jon, rrethinat malore dhe infrastrukturën që po përmirësohet me shpejtësi - ajo ofron kombinimin perfekt të bukurisë natyrore, qetësisë, potencialit për investim dhe një stili jetese modern. E krahasueshme me Rivierën Makarska të Kroacisë, Radhima ofron të njëjtin peizazh mahnitës bregdetar me çmime dukshëm më të ulëta dhe me kërkesë të lartë. Prandaj, nxitoni dhe bëjeni tuajën këtë studio buzë detit. Perfekte për ta përdorur Airbnb/Booking!
Apartament Përballë Detit Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Të lodhur nga stresi i jetës në qytet, trafiku i rënduar, zhurmat e vazhdueshme, ajri i ndotur dhe pamjet e mërzitshme urbane vetëm me pallate? Bëjini vetes një dhuratë, blini këtë apartament me pamje mahnitëse nga deti dhe jetoni çdo ditë në një qetësi të plotë, por ne te njejten kohe edhe prane të gjitha shërbimeve kryesore. I vendosur në vijën e parë të ndërtimeve përgjate lungomare 3, në zonën e Jonufrës, pjesë e lagjes së Ujit të Ftohtë. Një zonë natyrore, panoramike dhe me shumë gjelbërim. Gjithashtu pranë detit Jon dhe jo shumë larg qendrës së qytetit. E tëra çfarë duhet të bëni është ta arredoni atë siç keni ëndërruar gjithmonë dhe ta shijoni jetën në maksimum!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Orkium Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. I pozicionuar në Orikum, në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës. Një qytet i vogël që ofron qetësine periferike dhe aksesueshmerine urbane. Afër plazhit dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Një zonë strategjike si për të jetuar po ashtu edhe për të investuar, për shkak të afërsisë me qytetin e Vlorës dhe vendeve të tjera të Rivierës Shqiptare. Bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm, është një mundësi që nuk duhet humbur!
Apartament Me Pamje Nga Deti Me Qera Afatgjatë Në Lungomare, Vlorë. I vendosur në një nga zonat më të dëshirueshme të qytetit, ky apartament ka një vendndodhje të shkëlqyer buzë detit me pamje mahnitëse direkt nga ballkoni juaj. Është plotësisht i mobiluar me pajisje moderne me gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim të rehatshëm. Zona është e rrethuar nga të gjitha shërbimet thelbësore si markete, restorante, furra buke, palestër. Mos e humbisni mundësinë për ta bërë këtë apartament të bukur shtëpinë tuaj të re!