Studio Me Pamje Nga Deti Për Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Nëse doni të jetoni në qendër të qytetit, njëkohësisht ne një lagje të qetë, ky apartament është zgjedhja perfekte. Vetëm pak sekonda larg plazhit dhe pak hapa larg nga të gjitha shërbimet kryesore, ai kombinon komoditetin me aksesueshmërinë. Aktualisht në ndërtim e sipër, prona ofron një planimetri të projektuar me zgjuarsi për të maksimizuar hapësirat e lira dhe ambiente të brendshme plot dritë. Përtej të qenit një shtëpi ideale për shkak të sipërfaqes së saj të vogël, ajo përfaqëson gjithashtu një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të lartë të të ardhurave nga qeraja. Duke marrë parasysh vendndodhjen e saj në fillim të lungomares së re dhe afërsise me portin kryesor të qytetit dhe Universitetin.
Apartament Për Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Zotëroni një copë të Rivierës Shqiptare! Studio krejtësisht e re me ndërtime pothuajse të përfunduara. Në një lokacion primar në qendër të qytetit, në vijën e dytë nga plazhi dhe pranë portit kryesor. Ndodhet pranë Vlora Marinë, projektit më prestigjioz në qytet dhe në fillim të lungomares më të re të zonës së plazhit te vjetër. Ofron pamje marramendëse të detit Adriatik dhe potencial të lartë qeraje. Investim perfekt ose një arratisje ideale për pushime!
Shtëpi Private Me Verandë Për Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. E vendosur në një zonë periferike të qetë dhe të gjelbër të Vlorës. Larg nga rremuja dhe zhurma e jetës së qytetit dhe prane të gjitha lehtësirave të nevojshme. Vetëm një udhëtim i shkurtër me makinë nga qendra e qytetit dhe lungomarja. Ka një verandë të madhe perfekte për t'u çlodhur dhe për të shijuar kohën me familjen tuaj. Bëjeni tuajën me një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament Për Shitje Në Qytetin E Vlorës, Shqipëri. A po kërkoni një apartament të sapo përfunduar, në një lagje të qetë, por shumë afër qendrës së qytetit? Ne kemi zgjedhjen e duhur për ju! I vendosur në një nga lagjet më të mëdha dhe të mirë organizuara të Vlorës. Një zonë e qetë, por plot jetë, e rrethuar nga të gjitha sherbimet e nevojshme. Si markete, kafene, shkolla dhe stacione transporti publik. Gjithashtu shumë afër zonës së plazhit të vjetër. Nxitoni dhe bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament 1+1 Për Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Përjetoni kombinimin perfekt të elegancës dhe arredimit bashkëkohor në këtë apartament komod, të vendosur në kodrën e vogël plot gjelbërim të zonës së Ujit të Ftohtë. Në një distancë të shkurtër nga plazhi dhe lungomare 2. Një lagje e qetë dhe panoramike jo shumë larg qendrës së qytetit. Shijoni bukurinë e pakrahasueshme me pamjen gjithëpërfshirëse nga mali dhe pamjen anësore nga deti. Nëse jeni duke kërkuar për shtëpinë tuaj të përhershme apo një pronë për investim, ky apartament është zgjedhja ideale!
Apartament 2+1 Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. I vendosur në një zonë strategjike që ofron si aksesueshmëri po ashtu edhe komoditet. Në një nga lagjet më të mëdha dhe familjare-miqësore në Vlorë. I rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Në një distancë të shkurtër në këmbë nga bulevardi kryesor i Vlorës dhe zona historike. Pranë qendrës së qytetit dhe zonës se lungomares. Bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm. Është një mundësi që nuk duhet humbur!
Njësi Biznesi Për Shitje Në Qytetin E Vlorës, Shqipëri. A jeni të lodhur nga puna me orar fiks, jeni të pakënaqur me pagën tuaj dhe po mendoni të hapni biznesin tuaj? Hidhini një sy këtij dyqani krejt të ri. I vendosur në një nga lagjet më të mëdha dhe më të populluara të Vlorës. Afër qendrës së qytetit dhe në një distancë të shkurtër nga plazhi i vjetër. Në një ndërtesë të re, i bollshem dhe i disponueshme për një çmim të pakrahasueshëm!
Apartament Modern Për Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. Shijoni qetësinë bregdetare në këtë apartament komod. I vendosur në një zonë prestigjioze të Vlorës, në rreshtin e tretë të ndërtesave në lungomare. Vetëm 2 minuta në këmbë nga plazhi dhe i rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Perfekt për ata që kërkojnë qetësi dhe aksesueshmeri. Ofron një mundësi të shkëlqyer investimi me një çmim të pakrahasueshëm.
Apartament I Ri Për Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. Një mundësi unike pranë detit, ideale për një jetesë luksoze ose investim elitar. Me një vendndodhje kryesore, në rreshtin e tretë të ndërtesave në lungomare. Zona më e kërkuar, tërheqëse dhe e gjallëruar e Vlorës. Pranë plazhit dhe afër qendrës së qytetit. Në distancë të shkurtër në këmbë me të gjitha shërbimet e nevojshme. Vend i përsosur për të blerë shtëpinë e ëndrrave tuaja dhe mundësi e shkëlqyer investimi, duke siguruar të ardhura të mira nga qeraja!