Tokë Për Shitje Në Ksamil-Sarandë, Rajoni I Vlorës, Shqipëri. Një mundësi e rrallë për të zotëruar një truall të shkëlqyer toke në Ksamil, një nga destinacionet më të bukura bregdetare përgjatë Rivierës Shqiptare. I njohur për ujërat e tij kristalore, plazhet me rërë të bardhë, sharmin mesdhetar dhe qetësinë e tij. Ksamili është një destinacion kryesor si për turistët po ashtu edhe për investitorët që kërkojnë mundësi fitimprurëse në pasuri të paluajtshme. Është gjithashtu pjesë e zonës së Parkut Kombëtar të Butrintit, i mbrojtur për bukurinë e tij natyrore dhe trashëgiminë kulturore. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Prona Per Shitje Ne Vlore, Riviera Shqiptare. Ndodhet i pozicionuar perfekt, ne zonen e Kuzum Babase. E cila është e vetmja kodër brenda ne qytet, duket si një ballkon natyral plot gjelbërim. Gjithashtu ofron një pamje të plotë të qytetit të Vlorës dhe një pamje të mrekullueshme të detit. Këtu do të gjeni privatësi, qetësi dhe komoditet. Në një distancë të shkurtër nga zona historike dhe afër çdo shërbimi të nevojshëm. Mos e humbisni rastin, bëjeni tuajin!
Shtëpi Private Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. E vendosur në një lagje të qetë, e përbërë vetëm nga shtëpi private dhe vila. E lidhur mirë me pjesët e tjera të qytetit dhe prane të gjitha fasiliteteve urbane. Vetëm një distancë e shkurtër me makinë nga qendra e qytetit dhe lungomarja. Një ndërtesë e re me një arkitekturë te kendeshme, dy veranda të mëdha dhe një kopsht të vogël. Perfekt për t'u relaksuar dhe për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj. Shtëpia e ëndrrave tuaja po ju pret, nxitoni dhe projektoheni e arredoni atë siç e keni imagjinuar gjithmonë.
Restorant Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. "Nxitoni, mos e humbisni shansin dhe bëhuni pronar i një restoranti luksoz buzë detit në Vlorë - shndërrojeni ëndrrën tuaj kulinare në një destinacion ndërkombëtar fitimprurës!" Ky është një shans i rrallë për të zotëruar një biznes plotësisht funksional në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës, duke ofruar si potencial jetese po ashtu edhe investimi. Në bregdetin e zonës së plazhit të vjetër, pranë lungomares më të re, vetëm pak minuta nga qendra e qytetit dhe i rrethuar nga hotele luksoze, jeta e nates, aparatmente pushimesh dhe rezidenca luksoze - duke garantuar ekspozim dhe klientelë per gjatë gjithë vitit. Gjithashtu kombinohet dizajni elegant, modern dhe pamjet piktoreske. Perfekt për ata qe jane tashme pronarë restorantesh, investitorë ose këdo që kërkon të hyjë në tregun gjithmon e ne rritje të mikpritjes në Shqipëri.
Shtepi Private Luksoze Me Dy Kate Per Shitje Ne Qytetin E Vlores, Riviera Shqiptare. Ndodhet e pozicionuar perfekt, ne zemer te bregdetit te Vlores, ne nje komunitet prestigjioz rezidencial me vila ne zonen e Ujit te Ftohte. Ndërsa hyni brenda,do të ndjeni menjëherë një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse familjare. Me një pamje mbresëlënëse nga deti dhe te maleve përreth nga çdo dhomë, ajo ofron një oaz qetësie dhe relaksi. Shfrytëzojeni mundësinë për ta bere tuajën këtë pronë dhe beni ëndrrat realitet!
Tokë E Ndërtueshme Për Shitje Në Vlorë, Borsh Riviera Shqiptare. Zgjedhje ideale për investitorët që kërkojnë një tokë ne bregdet me vendndodhje kryesore, vlerë afatgjatë dhe bukuri natyrore të pakrahasueshme për një çmim të pakrahasueshëm. Borshi është fshati më i vogël i Rivierës Shqiptare, por edhe më i rëndësishmi. Ka plazhin më të gjatë të pandërprerë në Shqipëri (rreth 7 km). Një vendpushim i qetë me pamje mahnitëse të detit dhe arkitekturë tradicionale te vecante. Një vend me fluks të vazhdueshëm turistik per gjatë verës, por me një numër të vogël strukturash akomodimi. Bëjeni tuajin, është një mundësi që nuk duhet humbur!