Apartament Modern me 2 Dhomë Gjumi dhe 2 Banjo – Riviera Shqiptare
Apartament modern dhe i gjerë me 2 dhoma gjumi dhe 2 banjo, i cili ofron hapësira të ndriçuara dhe funksionale për jetesë—i përshtatshëm për pushime ose për banim gjatë gjithë vitit. Dizajni bashkëkohor, brendësia e mirëplanifikuar dhe afërsia me detin e bëjnë një zgjedhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë komoditet dhe stil në Rivierën Shqiptare.
Apartament Përballë Detit Me Tre Dhoma Gjumi Per Shitje Ne Vlore, Shqiperi. Vlora është një nga ato qytete në Rivierën Shqiptare ku gjithmonë do të dëshironi të ktheheni. Bukuria e saj është e pamohueshme me shumë atraksione për t'u shijuar. Gjithashtu afërsia me portin kryesor, portin e jahteve dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës e bëjnë atë një vend strategjik si për të jetuar po ashtu edhe për të investuar. Kjo pronë e bollshme me një pamje mbresëlënëse nga deti, e vendosur në zonën më të bukur të qytetit është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.
Apartament 2+1 Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. Një investim i shquar ku vendndodhja, luksi dhe afërsia me detin përcaktojnë vlerën e vërtetë. Një shtëpi që ofron gjithçka që ju nevojitet për një jetesë të qetë dhe pa stres. Komoditet, privatësi, siguri, mjedise panoramike, një komunitet familjar-miqësor, aksesueshmëri dhe qetësi bregdetare. E tëra çfarë duhet të bëni është ta arredoni atë ashtu siç e keni imagjinuar gjithmonë dhe t'i bëni ëndrrat tuaja realitet. Mos harroni se është gjithashtu një aset i sigurt me një vlerë në rritje vit pas viti dhe shumë i kërkuar për qera!