Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri

Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Vlorë, Rr.Duro Shaska

€ 205,000

çmimi i kërkuar

Dhoma gjumi
2
Banjo
1
Sipërfaqe
78 m²
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament 2+1 Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Bëjeni tuajën këtë pronë me pamje nga deti dhe jetoni në një nga zonat më panoramike dhe më të kërkuara të qytetit - Uji i Ftohtë. Pikërisht mbi rrugën kryesore dhe përballë gjirit të Vlorës. I vendosur në një kodër të vogël, që duket si një ballkon natyror rreth 100 metra mbi nivelin e detit. Kombinim ideal i qetësisë dhe privatësisë, por në një komunitet plot jete dhe familjar-miqësor. Për më tepër, është një mundësi e shkëlqyer investimi për qera afatshkurtra për portalet si Airbnb/Booking, në gjendje të shkëlqyer gati për t'u përdorur! 

 

Prona Në Shitje Në Shqipëri - Apartament Në Shitje Në Qytetin E Vlorës

  • Detajet e apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 78 m²
    • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
    • Dy dhoma gjumi
    • Një tualet
    • Një ballkon i madh me pamje të mrekullueshme nga deti
    • Totalisht i mobiluar (Mobiljet përfshihen në çmimin e shitjes)
    • Në gjendje të shkëlqyer, i bollshëm, komod dhe me ndriçim natyral per gjatë gjithë ditës - gati për te jetuar ne te
    • Ndodhet në katin e 4-t
    • 4 kate në rezidencë
    • Një garazh i përfshirë në çmimin e shitjes
    • Certifikatë pronësie
    • Pallat i ri me cilësi të lartë ndërtimi
  • Detajet e zonës përreth:
    • Një nga zonat më të frekuentuara dhe të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj për te jetuar dhe shetitje të shkurtra
    • Lagje e organizuar mirë, panoramike, e qetë dhe familjare-miqësore
    • Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - gjithçka në nje distancë të shkurtër në këmbë
    • Në vijën e parë të pallateve, duke ofruar aksesueshmeri teper të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
  • Distancat:
    • 3 minuta nga plazhi
    • 10 minuta nga qendra e qytetit
    • 15 minuta nga zona historike
    • 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës


Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni