Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Apartament Luksoze Në Shitje Në Radhimë Vlorë, Riviera Shqiptare

Apartament Luksoz Në Shitje Në Vlorë, Rr.Radhime

€ 152,900

çmimi i kërkuar

/ 17
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
70 m²
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Pronë Për Investim Në Shitje Në Radhimë Vlorë, Shqipëri. Shfrytëzoni mundësinë për t'u bërë pronar i një apartamenti krejt të ri në zonën mahnitëse bregdetare të Radhimës. Në një rezidencë luksoze dhe vërtet unike për të gjithë rajonin e Vlorës. Ajo spikat me konceptin e saj të veçantë arkitektonik të frymëzuar nga historia e antikitetit te kështjellave shqiptare dhe me shumë hapësira të gjelbëruara brenda saj. E vendosur vetëm pak hapa larg ujërave të kristalta të Detit Jon dhe shëtitores më të re të zonës. Pranë Bypass-it kryesor të Vlorës, duke ofruar njëkohësisht qetësi, atmosferë relaksuese dhe aksesueshmëri. Një mundësi e shkëlqyer investimi për qera afatshkurtra në platforma si Airbnb dhe Booking. Kombinimi ideal i bukurisë natyrore, kulturës, elegancës moderne dhe vlerës afatgjatë.

 

Apartament Në Ndërtim Anës Detit Në Shitje Në Radhimë Vlorë, Shqipëri

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 69,5 m²
    • Hapësirat e përbashkëta - 11,93 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 57,57 m²
    • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
    • Një dhomë gjumi
    • Një tualet
    • Një ballkon i madh
    • I vendosur në katin e 2-të
    • 6 kate në rezidencë
    • Ashensor në ndërtesë
    • Ndërtime të cilësisë së lartë për një jetesë komode - Fasadë me ventilim, sistem kapot, dritare me xham të dyfishtë, izolim termik dhe akustik
    • Ndërtimi do të përfundojë nga fundi i vitit 2028
    • Vendparkim i disponueshëm me një çmim shtesë
    • Një projekt krejt i ri që ofron privatësi, siguri, qetësi, stil jetese elegant dhe elitar
    • Rezidenca do të jetë e rrethuar nga një mur guri dhe brenda saj do të gjeni kopshte të vogla plot gjelbërim
    • Apartamenti do të shitet me pllakat e shtruara/parket, dyert e brendshme dhe tualetin të përfunduar - sipas standardeve të ndertuesit
  • Detajet e zonës përreth:
    • Zonë e mirë organizuar, e qetë, tërheqëse dhe familjare-miqësore 
    • E rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore si bare, restorante, furra buke dhe markete
    • Pranë rrugës kryesore duke siguruar aksesueshmeri teper të lehtë për këmbësorët dhe mjetet e transportit
    • Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për banim, investim dhe për pushime verore
    • Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
  • Distancat:
    • Vetëm pak sekonda larg nga plazhi
    • 5 minuta nga porti i jahteve që tërheq marinarë dhe turistë per gjatë gjithë verës
    • 20 minuta nga qendra e qytetit të Vlorës
    • 15 minuta nga Parku Kombëtar i Llogarasë
    • 20 minuta nga Dhërmiu
    • 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
    • 1 orë nga Himara
    • 2 orë nga Saranda dhe Ksamil


Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni