A closer look
Vila Courtyard Ne Kepin e Rodonit është projektuar në një stil klasik dhe ofron hapësira të mëdha dhe të ndritshme. Nje pozicion vertet perfekt i perzgjedhur per kete resort me vila te cilat zoterojne nje panorame te mrekullueshme mbi Kepin e Rodonit nga te kater anet e horizontit. Vila vjen bashke me një kopsht të gjelbëruar dhe një pishinë nga ku mund te ndjeni flladin e detit Adriatik qe ju jep nje ndjesi relaksi ne cdo moment.
Vila Per Shitje Ne Kepin e Rodonit ka nje dhome dite te mbushur me drite permes nje dritare shume te madhe ballore me xham e cila mundeson pamje te bukura mbi det dhe kodrave te lulezuara perreth. Ajo perfshin kuzhinen dhe ambjentin e ngrenies ngjitur me ambjentin e dites. Pervec dhomes se dites vila përbëhet edhe nga: tre dhoma gjumi, tre banjo, nje dhome lavanderie, verandë, pishinë private rreth 20 m2 si edhe dy vende parkimi.
Vila Luksoze per Shitje ne Kepin e Rodonit
- Sip. totale trualli - 641 m2
- Sip. trualli - 480 m2
- Sip. ndertimi - 204.7 m2
- Sip. e brendshme - 136.5 m2
- Sip. pishine - 23.7 m2
- Sip. e perbashket - 161 m2
- Sip. trualli - 480 m2
- Dy hapesira parkimi
- Dhome e dites perbehet prej:
- Kendit te kuzhines, ambjentir te ndenjes dhe te ngrenies
- Tre dhoma gjumi me pamje nga deti dhe dalje ne kopesht
- Tre banjo te kompletuara me WC, bide dhe bolier uji te ngrohte
- Dhome lavanderie
Resorti Turistik Kepi i Rodonit
Kepi i Rodonit ose Kepi i Skënderbeut është një rrip toke ne forme gadishulli në Detin Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Në Kep ndodhet kalaja e Rodonit, e ndërtuar nga Skënderbeu në 1463 dhe Kisha Shën Antoni.
Kepi i Rodonit Green Village është një resort turistik që ofron 48 Vila Elitare dhe një Hotel me 5 Yje qe do te kete pishina të brendshme dhe spa. Ndodhet 50 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe 45 km nga Porti i Durrësit.
Vetem 20 minuta larg zones se Gjirit te Lalzit me resorte si San Pietro, Perla Resort dhe Lura, Resorti i Kepit te Rodonit ofron nje vendndodhje eksluzive te shkeputur nga turmat, nje pushime te vecante me privaci - mjaft e vleresuar nga njerezit e dashuruar me natyren.
Sherbimet qe ofron resorti
- Pastrimi i kopshtit dhe pishinës
- Mirëmbajtja e të gjitha hapësirave të përbashkëta - rruga, hapësira publike, ndriçimi
- Deponimi i ujërave të ndotura dhe mbledhja e mbeturinave
- Shërbimi administrativ dhe shërbimi postar
- Mundësitë e menaxhimit të jashtëm gjatë periudhës së papërdorur sipas kërkesave të pronarëve
- Parkim individual i sigurt dhe i siguruar me hapësira të mëdha kushtuar pronarëve të vilave dhe pushuesve
- Shërbim sigurie 24 orë që kontrollon të gjithë zonën e resortit
- Hapesira sportive të cilat përfshijnë fusha basketbolli dhe futbolli, si dhe një fushë tenisi
Shenim i Rendesishem:
- Vilat në Kepin e Rodon Green Village shiten pa mobilje.
- Fotografitë nga njësitë e mostrave përdoren në mënyrë që klientët të kenë një ndjesi të të jetuarit në vila.
Layout
Official floorplans for this property. Click to enlarge.
Step inside
Gjiri i Lalzit
Approximate location — shown within a 200 m radius.