Apartament ne Lura 5 Shitje ne Gjirin e Lalzit


Apartament ne Lura 5 Resort per Shitje. Me vendndodhje ne fshatin turistik te Gjirit te Lalzit, rrethohet nga pishat e larta dhe eshte prane plazhit ranor te detit Adriatik. Vetem 45 minuta Nga Aeroporti Nderkombetar i Tiranes dhe kryeqyteti. Atraksioni me i ri per turistet dhe investitoret europiane.

 

Apartament per Shitje ne Gjirin e Lalzit Durres

  • Sip. totale            - 196.00 m2
  • Sip. apt. neto       - 104.16 m2
  • Sip. e indeksuar   -  16.16 m2
  • Veranda               -   55.22 m2
  • Sip. e perbashket -   20.46 m2
  • Ndodhet ne katin e pare
  • Ndertese me 1 - 4 kate
  • Katet e mesiperme te aksesueshme me ashensor
  • Kuzhine
  • Dhome ndenje
  • Dy dhoma gjumi
  • Dy banjo
  • Hapesire parkimi 

Lura 5 Resort ndodhet ne brigjet e detit Adriatik te Shqiperise, ne fshatin turistik te Gjirit te Lalzit. Synimi kryesor i ketij projekti eshte te ruaje dhe te mbroje sa me shume natyren e gjalle dhe te virgjer, duke propozuar njekohesisht nje zhvillim te ri turistik te jashtezakonshem dhe terheqes.

Pjesa rezidenciale e projektit konsiston ne dy tipologji te ndryshme; nga te ashtuquajturat "Shtëpitë e qytetit" me lartësi që variojnë nga 1-4 kate, te cilat perbehen nga njesi të ndryshme dhe vilat me kopshte të mëdha private. Njësitë e shtëpive të qytetit variojnë nga 20 - 50 m në gjatësi dhe janë të fragmentuara dhe pozicionuara sipas vendndodhjes së pemëve dhe rrugëve ekzistuese. Ato gjithashtu zvogëlohen nga kati ne kat, gjë që lejon që të gjitha njësitë të kenë veranda të mëdha private.

Gjuha e fragmentuar e dizajnit, e cila gjithashtu ishte pjesë e qasjes së përgjithshme, u pasurua me përdorimin e një palete materiale natyrale dhe me teksturë. Guri natyror, druri, nuancat tokësore të suvasë me teksturë dhe betoni i ekspozuar janë materialet kryesore të kësaj palete me ngjyrat dhe teksturën e tyre të ndryshme.


Similar Listings