Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Apartamente Qira ne Shqiperi Vlore Apartament

Apartament 2+2 Për Qera Afatgjatë Në Bulevardin Kryesor, Vlorë Shqipëri

Bulevardi Ismail Qemali, Vlorë 9401

€ 650

çmimi i kërkuar

/ 13
Dhoma gjumi
2
Banjo
2
Sipërfaqe
124 m²
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament Me Qera Në Qendër Të Qytetit Të Vlorës, Shqipëri - Pranë Universitetit, Ideal Për Studentë. Jeni një grup miqsh që keni vendosur të studioni në Universitetin e Vlorës dhe keni kohë që kërkoni një apartament të bollshëm të përshtatshëm për të gjithë ju? Kjo është një mundësi e shkëlqyer. I vendosur në një pozicion perfekt, në zonën më të kerkuar dhe më të frekuentuar të Vlorës. Në qendër të qytetit, përballë stadiumit Flamurtari. I rrethuar nga të gjitha facilitetet thelbësore për një jetesë komode, vetëm një hap larg derës suaj. Në distancë të shkurtër nga zona e Lungomares dhe vetëm 3 minuta larg Universitetit të Vlorës. I pajisur me të gjitha elektroshtëpiaket që do t'ju duhen gjatë qëndrimit tuaj. Për më tepër, macet janë të lejuara te mbahen ne apartament!

Apartament Për Qera Afatgjatë Në Vlorë, Shqipëri - Pranohen Macet

  • Sipërfaqja totale - 124 m²
  • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
  • Dy dhoma gjumi
  • Dy tualete
  • Dy ballkone
  • Plotësisht i mobiluar me të gjitha elektroshtëpiaket që do t'ju duhen gjatë qëndrimit tuaj
  • Komod, i bollshëm, me ndriçim natyral dhe në gjendje të mirë - gati për te banuar ne te
  • I vendosur në katin e 5-të
  • Ashensor në ndërtesë
  • Qera afatgjatë - qëndrim minimal 12 muaj
  • Kapaciteti maksimal - 5 persona
  • Orientimi - Lindje
  • Macet janë të lejuara
  • Pranë bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, dyqaneve të ndryshme dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
  • Në qendër të qytetit - lehtësisht i aksesueshëm për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
  • Lagje e organizuar mirë, e qetë, miqësore për familjet dhe strategjike
  • Vende parkimi rreth ndërtesës
  • Në bulevardin kryesor, përballë stadiumit Flamurtari
  • Pranë Universitetit të Vlorës dhe portit kryesor të qytetit (Zgjedhje ideale për studentët)
  • 2 minuta nga plazhi me rërë dhe Lungomarja
  • 4 minuta nga zona e plazhit të vjetër
  • 10 minuta nga zona historike
  • 20 minuta nga Radhima dhe Orikumi
  • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

"Çmimi i qerasë së apartamentit do të paguhet në Lekë (ALL), monedha vendase. Çmimi i publikuar në euro do të ndryshojë në varësi të kursit të këmbimit në fuqi."

(ÇMIMI - 60.000 ALL/muaj)

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni