A closer look
Tokë Për Shitje Në Nartë - Zvërnec, Vlorë Riviera Shqiptare. Kjo pronë ofron një mundësi të shkëlqyer investimi pranë detit me një çmim të pakrahasueshëm! E pozicionuar në fshatin Nartë, midis zonës së plazhit te vjetër dhe Zvërnecit. Pjesa më e preferuar dhe e frekuentuar e bregdetit të Vlorës, për këtë sezon veror nga turistët vendas dhe ndërkombëtarë. Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, lagunës, ishullit të Zvërnecit me manastirin e tij, ujit kristal të detit Adriatik dhe rërës kurative, gjithashtu për kulturën vendase dhe shumë atraksione te tjera. Përveç kësaj, është e vetmja pjesë e paprekur dhe natyrore e qytetit. Nxitoni dhe bëjeni tuajën!
Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri
- Sipërfaqja totale - 4630 m²
- Certifikatë pronësie
- Dokumentacion i rregullt hipotekor
- Përballë detit Adriatik
- I përshtatshëm për të ndërtuar:
- bare plazhi
- restorante
- vila të vogla
- shtëpi pushimi
- kampe për fëmijë, etj...
- Zonë e bukur, e qetë dhe lehtësisht e aksesueshme
- Një pyll natyror i mrekullueshëm
- Një mundësi e shkëlqyer investimi për biznese
- 3 minuta nga laguna e Nartës
- 5 minuta nga manastiri i Zvërnecit
- 15 minuta nga autostrada kryesore e Vlorës
- 20 minuta nga qendra e qytetit të Vlorës
- 30 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Vlore
Approximate location — shown within a 200 m radius.