A closer look
Apartament Me Një Dhomë Gjumi Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Shfrytëzoni mundësinë për të zotëruar një apartament mahnitës buzë detit në zonën e shumë të kërkuar të Radhimës, ne Vlorë. Kjo pronë me pozicionim te bukur ofron pamje marramendëse të detit Jon, qetësinë e natyrës së paprekur, komoditetin e jetesës moderne, privatësinë dhe në të njëjtën kohë vitalitetin e një komuniteti miqësor - të gjitha keto i gjeni në te njëjtin vend. Nëse jeni duke kërkuar një vend per pushime apo shtëpinë tuaj të ardhshme pranë bregdetit, ky apartament është një mundësi e rrallë. Kombinimi perfekt i rehatisë dhe stilit. Përveç kësaj, është një investim i zgjuar në pasuri të paluajtshme për të gjithë ata që duan ta përdorin atë me Airbnb/Booking!
Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Radhime Vlorë, Riviera Shqiptare
- Sipërfaqja totale - 132,27 m²
- Sipërfaqja e përbashkët - 13,38 m²
- Sipërfaqja e apartamentit - 69,56 m²
- Sipërfaqja e ballkonit - 27,53 m²
- Sipërfaqja e verandës - 21,8 m²
- Dhomë ndenjeje
- Kuzhinë
- Një dhomë gjumi
- Një banjo
- Ballkon me pamje nga deti
- Një verandë e madhe me pamje të mrekullueshme nga deti, perfekte për t'u relaksuar dhe për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj
- I bollshëm, plot dritë natyrale, me një planimetri të mirë menduar dhe gati për ta arreduar sipas dëshirës
- I vendosur në katin e 3-të
- 5 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Ndërtesë e re me arkitekturë moderne
- Ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode
- Pishinë e brendshme dhe e jashtme
- Restorant, zona të gjelbëruara, hotel dhe spa
- Një projekt unik dhe elitar që ofron një investim të sigurt dhe një stil jetese luksoz
- Zonë e bukur, e qetë dhe e organizuar mirë
- Pranë rrugës, duke ofruar aksesueshmeri teper të lehtë për kembesoret dhe mjetet e transportit
- Bare, restorante, furrë buke, markete dhe dyqane të ndryshme aty prane
- Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas si dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushime verore
- Mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
- Hapësira parkimi publike + mundësi për të blerë një garazh
- Pranë plazhit
- 15 minuta nga qyteti i Vlorës
- 25 minuta nga qafa e Llogorasë
- 40 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
- 1 orë nga Himara
- 2 orë nga Saranda dhe Ksamili
Layout
Official floorplans for this property. Click to enlarge.
Vlore
Approximate location — shown within a 200 m radius.