Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shitur Vlore Apartament

Apartament Ne Shitje Ne Orikum Vlore Shqiperi

Apartament Ne Shitje Ne Vlore, Rr. Kaonet Orikum

€ 100,800

çmimi i fundit i kërkuar

Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
72
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartamente Në Shitje Në Orikum Vlorë Shqipëri. A po kërkoni një pronë të re me potencial të larte të ardhurash nga qeraja për të investuar?! Mos kërkoni më tej, ne kemi këtë mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar. E vendosur në qytetin e qetë dhe të bukur të Orkiumit. I njohur me emrin e tij të lashtë Orik. Ka një pozicion strategjik gjeografik, me detin përpara dhe malet ne pjesen e pasme. Gjithashtu vetëm një distancë të shkurtër me makinë larg nga Vlora dhe destinacione të tjera të Rivierës Shqiptare. Vendi ideal për adhuruesit e natyrës dhe turistet që pëlqejnë të vizitojnë qytete te reja moderne bregdetare. Mos e humbisni mundësinë, bëjeni tuajin për një çmim të pakrahasueshëm! 

 

Apartament 1+1 Për Shitje Në Orikum Vlorë, Riviera Shqiptare

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 72 m²
    • Hapësira të përbashkëta - 9 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 63 m²
    • Dhomë ndenjeje dhe kuzhinë
    • Një dhomë gjumi
    • Një banjo
    • Një ballkon
    • I vendosur në katin e 4-të
    • Ashensor në rezidencë
    • Pallat i ri i përfunduar në shtator 2025 me ndërtime me cilësi të lartë
    • Certifikata e pronësise në proces
    • Vende parkimi përreth ndërtesës
  • Detajet e zonës së jashtme:
    • Qytet i organizuar mirë, i qetë, i këndshëm dhe familjar-miqësor
    • I rrethuar me të gjitha sherbimet thelbësore si bare, restorante, furrë buke dhe markete
    • Pranë rrugës kryesore duke ofruar akses të lehtë për kembesoret dhe mjetet e transportit
    • Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushime verore
    • Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
    • Ka një port modern jahtesh që tërheq marinarët dhe turistët per gjatë gjithë verës
  • Distanca:
    • 3 minuta nga plazhi
    • 15 minuta nga Vlora 
    • 25 minuta nga Llogoraja
    • 40 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
    • 1 orë nga Himara
    • 2 orë nga Saranda dhe Ksamili
Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni