Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Papafingo Luksoze Përballë Detit Në Shitje Në Vlorë Shqipëri

Papafingo Ne Shitje Ne Vlore, Rr.Sazani

€ 660,750

çmimi i kërkuar

/ 22
Dhoma gjumi
3
Banjo
2
Sipërfaqe
264 m²
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Zonën E Plazhit Të Vjetër, Në Vlorë Riviera Shqiptare. Ky apartament modern me pamje nga deti ka gjithçka që i duhet një prone për të qenë një investim i zgjuar me potencial të fortë. Ideal për të gjithë ata që duan ta përdorin atë me Airbnb/Booking, si dhe për qera afatgjatë ose thjesht për ta rishitur më vonë. Ofron një kombinim të rrallë te privatësise, elegances, komoditetit, pamjes mbresëlënëse nga deti dhe qetësise me afërsine e pakrahasueshme me qendrën e qytetit, projektet më prestigjioze, atraksionet turistike dhe vetëm pak sekonda larg plazhit të detit Adriatik, duke mos harruar se ndodhet në fillim të lungomares më të re. Nxitoni dhe bëjeni tuajën - mundësi të tilla nuk qëndrojnë gjatë në treg!  

 

Apartament 3+2 Me Kthim Të Lartë Investimi Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 264,3 m²
    • Hapësira të përbashkëta - 23,6 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 240,7 m²
    • Dhomë ndenjeje dhe kuzhinë
    • Tre dhoma gjumi
    • Dy banjo
    • Ballkon 360° me pamje të mrekullueshme nga deti
    • Një depo e vogël
    • I ndriçuar gjatë gjithë ditës, i bollshëm dhe me një planimetri të mirë menduar për të maksimizuar hapësirën
    • I arreduar me shije të rafinuar dhe komoditetin modern në mendje,  për të impresionuar dhe për të ndjerë menjëherë atmosferën mikpritëse mesdhetare
    • I vendosur në katin e 6-të
    • 6 kate në rezidencë
    • Ashensor në ndërtesë
    • Pallat i ri me ndërtime me cilësi të lartë dhe i mirëmbajtur
    • Certifikatë pronësie në proces
    • Dy garazhe të përfshira në çmimin e shitjes
  • Detajet për zonën:
    • Bare, restorante, furrë buke,markete, dyqane të ndryshme dhe stacion transporti publik aty pranë - të gjitha në një distancë të shkurtër në këmbë
    • Lehtësisht i aksesueshem për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Lagje strategjike, e qetë, e organizuar mirë dhe me shumë zona të gjelbëruara
    • Një nga më të preferuarat nga banorët vendas dhe të huajt për të jetuar dhe investuar
    • Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin për Airbnb/Booking, qera afatgjatë si dhe shtëpinë tuaj te përherëshme pranë detit
  • Distancat:
    • Pranë plazhit me rërë dhe lungomare-s më të re
    • 2 minuta nga qendra e qytetit
    • Pranë Universitetit të Vlorës, portit kryesor të qytetit dhe projektit më prestigjioz në qytet "Vlora Marina"
    • 15 minuta nga zona historike
    • 20 minuta nga Radhima dhe Orikumi
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhimi i Pronave dhe Dizajni i Brendshëm (Mobilimi i Apartamenteve)

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni