Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Hotel

Hotel Luksoz Në Shitje Në Vlorë Shqipëri

Hotel Në Shitje Në Vlorë, Rr. Fejzo Gjomema

€ 2,000,000

çmimi i kërkuar

/ 17
Dhoma gjumi
15
Banjo
15
Sipërfaqe
772 m²
Tipi
Hotel
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Hotel I Ri Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Një mundësi e shkëlqyer investimi për të blerë një hotel të mirë-konsoliduar të vendosur pikërisht në qendër të Vlorës. Vetëm pak hapa larg nga lungomarja dhe zona e plazhit të vjetër. Ai ofron kombinimin ideal të jeteses vibrante së qytetit dhe qetësisë së detit. I dizajnuar me elegancë dhe komoditet në mendje, hoteli ofron arkitekturë dhe arredim te nje shije të rafinuar, që do të pëlqehet nga të gjithë, ne shikim te pare. Pozicioni i tij qendror, afërsia me detin siguron interes të vazhdueshëm nga pushuesit, vizitorët afatgjatë, turistet e biznesit dhe operatorët turistikë premium. Ai u mundëson turistëve të përjetojnë e shijojne ne menyren më të mirë, Vlorën—jetesën buzë detit te saj, jeten e pasur kulturore,jetesen familjare-miqesore dhe aksesin teper te lehtë në vendet më ekskluzive per argëtim dhe per te kaluar kohën e lirë. 

 

Investim Ideal Biznesi Në Shqipëri - Hotel Në Shitje Në Qendër Të Vlorës, Pranë Plazhit Dhe Lungomares

  • Detajet kryesore të pronës:
    • Sipërfaqe totale - 772 m²
    • Sipërfaqe hoteli - 716 m²
    • Sipërfaqe recepsioni - 56 m²
    • Sipërfaqe dhomash - nga 25 m² deri në 45 m²
    • Kapaciteti - 15 dhoma + 1 suitë
    • Çdo dhomë ka banjo private me dush, TV me ekran të sheshtë, ajër të kondicionuar dhe frigorifer
    • Dhomat janë të ndritshme, të bollshme, komode, te arreduara me stil dhe në gjendje të shkëlqyer
    • Mobilim i plotë, dizajn dhe ambient modern - Nuk ka nevoje per rikonstruksion
    • Bar dhe restorant brenda hotelit
    • Sipërfaqe garazhi privat - 600 m²
    • Magazinë brenda hotelit - 16 m²
    • Lavanderi brenda hotelit - 16 m²
    • Gati për perdorim të menjëhershëm dhe bazë klientësh të konsoliduar me mundësi për rritje, evente sezonale dhe zgjerim
    • Certifikatë pronësie
    • Hotel i ri me ndërtime cilësore dhe mirëmbajtje të shkëlqyer
    • I hapur në vitin 2020
    • Afërsia me plazhe të shumta, e kombinuar me një mjedis urban qendror, e vendos atë në një kategori që pak prona mund ta barazojnë—duke e bërë një destinacion në vetvete
  • Detajet e zonës përreth:
    • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas dhe të huajt për të jetuar, investuar dhe për shetitje të shkurtra
    • Lagje e mirëorganizuar, panoramike, e qetë dhe miqësore për familjet
    • Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës,marketeve, dyqaneve të ndryshme dhe stacionit të transportit publik - të gjitha në nje distancë te shkurter ne kembe
    • Lehtësisht e aksesueshme për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Mundësi e shkëlqyer investimi—puna pranë detit, tërheq një klientelë ndërkombëtare dhe krijoni një pikë referimi në destinacionin bregdetar më të gjallëruar të Shqipërisë
    • Kostot konkurruese të operimit dhe rritja e vlerës së pronës krijojnë potencial për përfitime të larta dhe rritje afatgjatë të kapitalit
  • Distancat:
    • Në qendër të qytetit
    • 2 minuta nga plazhi dhe lungomare
    • Afër projektit më prestigjioz në qytet "Vlora Marina", portit kryesor të qytetit dhe Universitetit të Vlorës
    • 15 minuta nga zona historike
    • 15 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
    • 1 orë e 45 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamentesh)

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Na kontaktoni