Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Apartament I Ri Në Shitje Në Qendrën Historike, Vlorë Shqipëri

Apartament Në Shitje Në Qendrën Historike, Vlorë, Bulevardi Ismail Qemali

€ 185,584

çmimi i kërkuar

/ 22
Dhoma gjumi
2
Banjo
2
Sipërfaqe
133 m²
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Shtëpi Në Shitje Në Vlorë Shqipëri. Vlora është një nga ato qytete ku gjithmonë do te dëshironi të ktheheni. Bukuria e saj është e padiskutueshme me shumë atraksione për t'u shijuar, duke përfshirë zonat mbresëlënëse natyrore, vendet kulturore dhe ambientet argëtuese për familjet. Gjithashtu, porti kryesor, porti i jahteve dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës e bëjnë atë një vendndodhje strategjike si për të jetuar po ashtu edhe për te investuar. Mos e mendoni dy herë, bëjeni këtë apartament tuajin nëse jeni në kërkim të komoditetit, qetësisë dhe aksesueshmërisë. I vendosur në bulevardin kryesor, pikërisht në zemër të zonës historike. Vendi ideali për shtëpinë tuaj të përhershme si dhe një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja! 

 

Apartament 2+2 Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 132,56 m²
    • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
    • Dy dhoma gjumi
    • Dy tualete
    • Një ballkon
    • I ndriçuar per gjatë gjithë ditës, i bollshëm dhe gati për t'u arreduar sipas dëshirës tuaj
    • I vendosur në katin e 6-të
    • 11 kate në rezidencë
    • Ndërtim i ri me arkitekturë moderne
    • Ndërtime të cilësisë së lartë për një jetesë komode - sistem kapot, dritare me xham të dyfishtë, izolim termik dhe akustik
    • Certifikatë pronësie
    • Orientimi - Perëndim
    • Vende parkimi përreth ndërtesës
  • Detajet e zonës përreth:
    • Lagje e organizuar mirë, e qetë, e këndshme dhe miqësore për familjet
    • Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, shkollave dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
    • I rrethuar nga arkitektura e vjetër tradicionale, muze të ndryshëm, monumente kulturore dhe pranë Sheshit të Flamurit
    • Ngjitur me bulevardin kryesor duke ofruar akses teper të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas dhe turistët ndërkombëtarë për të jetuar dhe për shetitje të shkurtra
    • Një mundësi e sigurt investimi me potencial të lartë për qera afatgjatë si dhe për përdorim në Airbnb/Booking
  • Distancat:
    • Në zonën historike
    • 10 minuta nga qendra e qytetit
    • 12 minuta nga plazhi dhe Lungomarja
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni