Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Shtëpi Në Shitje Në Vlorë Shqipëri

Shtëpi Në Shitje, Rr.Radhimë

€ 198,576

çmimi i kërkuar

Dhoma gjumi
2
Banjo
1
Sipërfaqe
95
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartamente Buzë Detit Në Shitje Në Radhimë, Vlorë Shqipëri. Keni ëndërruar gjithmonë të keni një apartament pushimi buzë detit, por buxheti juaj nuk përballon çmimet e zonave bregdetare?! Bëjini ëndrrat tuaja realitet me këtë apartament modern në ndërtim e sipër me një çmim të pabesueshëm. I vendosur në një nga zonat më ekskluzive dhe të kërkuara të Vlorës, në Radhimë. Vetëm pak hapa larg nga plazhi, pak sekonda larg nga shëtitorja dhe në nje distancë të shkurtër në këmbë nga të gjitha shërbimet thelbësore. Kombinimi perfekt i komoditetit, privatësisë, qetësisë, atmosferës familjare dhe potencialit për investim. Gjithçka në një, në zemër të Rivierës Shqiptare - një vend për t'u relaksuar, për të rimarrë energji dhe për të fituar te ardhura! 

 

Apartament 2+1 Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 94,56 m²
    • Hapësirat e përbashkëta - 15,56 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 79 m²
    • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
    • Dy dhoma gjumi
    • Një tualet
    • Një ballkon i madh me pamje nga mali, perfekt për t'u relaksuar dhe për të shijuar kohën me familjen tuaj
    • I vendosur në katin e 4-t
    • 8 kate në rezidencë
    • Ashensor në ndërtesë
    • Ndërtime të cilësisë së lartë për një jetesë komode - Fasadë me ventilim, sistem kapot, dritare me xham të dyfishtë, izolim termik dhe akustik
    • Ndërtimi do të përfundojë deri në fund të vitit 2028
    • Vend parkimi i disponueshëm me një çmim shtesë (25.000 €)
    • Një projekt modern që ofron privatësi, siguri dhe qetësi
    • Apartamenti do të shitet me pllakat e shtruara/parket, dyert e brendshme dhe tualetin të përfunduar - sipas standardeve të ndertuesit
  • Detajet e zonës përreth:
    • Zonë e mirëorganizuar, e qetë, tërheqëse dhe miqësore për familjet
    • E rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore si bare, restorante, furra buke dhe markete
    • Pranë rrugës kryesore duke siguruar akses teper të lehtë për këmbësorët dhe mjetet e transportit
    • Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushimet verore
    • Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
  • Distancat:
    • Vetëm pak sekonda larg nga plazhi
    • 2 minuta nga porti i jahteve që tërheq marinarë dhe turistë per gjatë gjithë verës
    • 15 minuta nga qyteti i Vlorës
    • 25 minuta nga Llogaraja
    • 40 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
    • 1 orë nga Himara
    • 2 orë nga Saranda dhe Ksamil

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të brendshëm (Mobilim apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni