Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Apartament Në Shitje Në Marina Orikum, Vlorë Shqipëri

Apartament Në Shitje Në Vlorë, Marina Orikum

€ 215,000

çmimi i kërkuar

/ 14
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
71 m²
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament Përballë Detit Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Po mendoni të investoni në rajonin e Mesdheut, por nuk dini cilin vend të zgjidhni?! Po kërkoni diçka vërtet unike me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja? Mos u mendoni dy herë, zgjidhni Shqipërinë dhe bëjeni këtë apartament të ri tuajin. Ajo që e bën atë të veçantë është kombinimi i rrallë i vendndodhjes, prestigjit, luksit dhe potencialit financiar. I vendosur direkt përballë plazhit në Marina Orikum, porti i vetëm i jahteve në Rivierën Shqiptare. Ofron aksesueshmeri të dyfishtë - mund te shkohet lehtësisht nga toka dhe direkt nga deti. Pranë shëtitores kryesore dhe vetëm pak minuta nga qyteti i Vlorës. Projektuar për ata që vlerësojnë elegancën, komoditetin, pamjet mahnitëse të detit dhe një stil jetese elitar. Një projekt mbresëlënës me pishina dhe të gjitha facilitetet thelbësore brenda tij. Mos e humbisni mundësinë! 

 

Pronë Për Investim Në Vlorë, Shqipëri - Apartament Luksoz Në Shitje Në Marina Orikum

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 71,03 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 55,75 m²
    • Hapësirat e përbashkëta - 10,03 m²
    • Sipërfaqja e ballkonit - 5,25 m²
    • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
    • Një dhomë gjumi
    • Një tualet
    • Një ballkon i madh
    • Ndodhet në katin e 2-të
    • 15 kate në rezidencë
    • Ashensor në ndërtesë
    • Një projekt unik dhe elitar që ofron një investim të sigurt, potencial, stil jetese luksoz dhe pozicion strategjik
    • Vendparkim nëntokësor i disponueshëm me një çmim shtesë
    • Rezidenca do të përfundojë deri në fund të vitit 2028 dhe i gjithë projekti do të përfundojë në vitin 2030
  • Mënyra e pagesës:
    • Nëpërmjet partneriteteve me banka të përzgjedhura në Shqipëri, Marina Orikum ofron zgjidhje fleksibël financimi si për rezidentët po ashtu edhe për jorezidentët, shpesh pa kërkesa për kolateral, duke e bërë investimin më të thjeshtë
    • Kësti i 1-rë - 30% (kur nënshkruani kontratën)
    • Kësti i 2-të - 30%
    • Kësti i 3-të - 35%
    • Kësti i 4-t - 5% (kur merrni çelësat)
  • Brenda Marina Orikum do të gjeni:
    • Pishina të jashtme/të brendshme,
    • qendër spa & wellness,
    • bar & restorant,
    • hotele & vila luksoze,
    • kënd lojërash për fëmijë & qendër sportive,
    • dyqane dhe butiqe të ndryshme,
    • zona të gjelbërta dhe shëtitore përgjatë bregdetit,
    • objekte shërbimi të marinës... etj.
  • Pse të investoni në Marina Orikum, Vlorë?
    • Vendndodhje strategjike qendrore - në qendër të Rivierës Shqiptare dhe pikërisht aty ku takohen deti Adriatik dhe Jon
    • Investim i sigurt me kthim të shpejtë, veçanërisht për përdorim në Airbnb/Booking
    • Një vend me çmime në rritje në tregun e pasurive të paluajtshme
    • Jetesë luksoze bregdetare për një komunitet prestigjioz
    • Cilësi premium e ndërtimeve me arkitekturë moderne
    • Lehtësisht i aksesueshëm nga deti dhe toka, gjithashtu me të gjitha facilitetet thelbësore brenda tij
  • Distancat:
    • Përballë portit të jahteve që tërheq marinarë dhe turistë per gjatë gjithë vitit
    • 15 minuta nga qyteti i Vlorës
    • 25 minuta nga Llogaraja
    • 40 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
    • 1 orë nga Himara
    • 2 orë nga Saranda dhe Ksamil

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhimi i Pronës dhe Dizajni i Brendshëm (mobilimi i apartamentit)

 

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni