Një vështrim më i afërt
Apartament Buzë Detit Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri - Pronë Për Investim. Shfrytëzoni mundësinë për ta bërë tuajin këtë apartament të bollshëm, një mundësi ideale buzë detit në Lungomare, Vlorë. Pozicionohet në vijën e parë me pamje panoramike dhe të pandërprerë nga deti prej çdo dhome te tij. Ky nuk është thjesht një apartament, por një aset i rrallë në një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, teper i frekuentuar nga turistë ndërkombëtarë nga e gjithë bota. Sapo dilni nga kjo shtëpi, jeni në një afërsi të pabesueshme me gjithçka që ju nevojitet për një jetesë komode. Gjithçka është prane me një distancë te shkurter ne kembe, pa pasur nevojë për makinë. Një zonë plot jete me një komunitet familjar-miqësor, por gjithsesi e qetë. Vendi ideal për shtëpinë tuaj të përhershme, si dhe një zgjedhje inteligjente me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja!
Shtëpi Në Shitje Në Shqipëri - Apartament 2+2 Në Shitje Në Vlorë
- Karakteristikat kryesore të apartamentit:
- Sipërfaqja e apartamentit - 87 m²
- Dhomë ndenje dhe kuzhinë
- Dy dhoma gjumi
- Dy tualete
- Ofron pamje mahnitëse nga deti në çdo dhomë
- Një ballkon
- Plotësisht i mobiluar (Mobiljet përfshihen në çmimin e shitjes)
- I ndritshëm, komod dhe në gjendje të mirë - gati për te jetuar
- I bollshëm dhe me një planimetri të mirëmenduar për të maksimizuar hapësirën dhe funksionalitetin
- Pallat i ri me cilësi të lartë ndërtimi
- Ndodhet në katin e 6-të
- 9 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Certifikatë pronësie
- Hapësirë parkimi rreth ndërtesës
- Detajet e zonës përreth:
- Lagje e bukur, e organizuar mirë, e qetë, familjare-miqësore dhe strategjike
- Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, dyqaneve të ndryshme dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - gjithçka në distancë këmbësore
- Në vijën e parë të ndërtesave, duke siguruar aksesueshmeri teper të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
- Një nga zonat më të preferuara dhe të frekuentuara per gjatë gjithë vitit nga banorët vendas dhe të huajt për të jetuar dhe investuar
- Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin për Airbnb/Booking si dhe për qera afatgjata
- Distancat:
- Ngjitur me detin Adriatik
- 4 minuta nga qendra e qytetit
- 4 minuta nga Universiteti dhe porti kryesor i Vlorës
- 15 minuta nga zona historike
- 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
- 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)
Vlore
Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.