Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Apartament Modern Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Lungomare, Vlorë Shqipëri

Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Vlorë, Rr. Murat Tërbaçi

€ 230,000

çmimi i kërkuar

/ 20
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
62
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament Përballë Detit Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Ky apartament modern me një vendndodhje kryesore buzë detit përgjatë Lungomares në Vlorë ofron një mundësi të jashtëzakonshme si për te banuar po ashtu edhe për investim. Ngjitur me plazhin, pranë të gjitha pikave kryesore të qytetit dhe në nje distancë të shkurtër në këmbë nga të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode. I mobiluar plot shije në një stil bashkëkohor dhe gati për te jetuar ne te, pa patur nevoje per asnjë investim shtesë. Ofron një pamje mahnitëse nga deti, qetësinë bregdetare, një stil jetese modern dhe është pjesë e një komuniteti familjar-miqësor. Pronat si kjo po bëhen jashtëzakonisht të rralla në treg. Nxitoni dhe bëjeni tuajën, nuk ka dyshim që do t'ju sjellë fitime të menjëhershme qoftë duke e përdorur me platformat Airbnb/Booking, duke e dhënë me qera afatgjatë ose thjesht po ta rishisni më vonë. 

Apartament 1+1 Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Riviera Shqiptare - Mundësi E Shkëlqyer Investimi

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja e apartamentit - 62 m²
    • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
    • Një dhomë gjumi
    • Një tualet
    • Plotësisht i mobiluar (Mobiljet përfshihen në çmimin e shitjes)
    • I ndritshëm, modern, komod dhe në gjendje të shkëlqyer - gati për te jetuar
    • Sistem audio i integruar në tavan që ju lejon të dëgjoni muzikë në të gjithë hapësirën
    • Hapësirë e bollshme dhe me një planimetri të menduar mirë për të maksimizuar hapësirën dhe funksionalitetin
    • Pallat i ri me cilësi të lartë ndërtimi
    • Ndodhet në katin e 4-t
    • 9 kate në rezidencë
    • Ashensor në ndërtesë
    • Certifikatë pronësie
    • Hapësirë parkimi rreth ndërtesës
    • Çmim i negociueshëm
  • Detajet e zonës përreth:
    • Lagje e bukur, e organizuar mirë, e qetë, miqësore për familjet dhe strategjike
    • Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, dyqaneve të ndryshme dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
    • Në vijën e parë të ndërtesave duke siguruar akses teper të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Një nga zonat më të preferuara dhe të frekuentuara per gjatë gjithë vitit nga banorët vendas dhe të huajt për të jetuar dhe investuar
    • Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin për Airbnb/Booking si dhe për qera afatgjatë
  • Distancat:
    • Ngjitur me detin Adriatik
    • 4 minuta nga qendra e qytetit
    • 4 minuta nga Universiteti dhe porti kryesor i Vlorës
    • 15 minuta nga zona historike
    • 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni