Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Studio Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Qendër Të Vlorës, Shqipëri

Studio Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Vlorë, Rr. Irakli Pylli

€ 116,856

çmimi i kërkuar

/ 18
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
43
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament I Ri Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare - Pranë Detit. Bëhuni pronar i një copëze të vogel te Rivierës Shqiptare! Studio krejt e re me punime thuajse të përfunduara. Në një vendndodhje kryesore në qendër të qytetit, në vijën e dytë larg nga deti dhe pranë portit kryesor. Ngjitur me Vlora Marina, projekti më prestigjioz në qytet dhe në fillim të shëtitores më të re të zonës së plazhit të vjetër. Falë pozicionit të saj, ofron një mundësi të shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja për Airbnb/Booking si dhe për qera afatgjata. Bëjeni tuajën për një çmim të pakrahasueshëm! 

Shtëpi Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 43,28 m²
    • Hapësira të përbashkëta - 8,71 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 34,57 m²
    • Hapësira e ndenjejes dhe kuzhinës
    • Një tualet
    • Një ballkon i madh
    • I ndriçuar per gjatë gjithë ditës, i bollshëm dhe me një planimetri të mirëorganizuar për të maksimizuar hapësirën
    • Ndodhet në katin e 2-të
    • 12 kate në rezidencë
    • Ashensor në ndërtesë
    • Arkitekturë moderne dhe ndërtime cilësore për një jetesë komode
    • Projekti planifikohet të përfundojë deri në Shtator 2026
    • Vende parkimi përreth ndërtesës
  • Detajet e zonës përreth:
    • Bare, restorante, furra buke, markete, shkolla dhe dyqane të ndryshme pranë - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
    • Lehtësisht i aksesueshëm për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Lagje strategjike, e qetë dhe e organizuar mirë
    • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas dhe të huajt për të jetuar dhe investuar
    • Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin për Airbnb/Booking si dhe për qera afatgjata
  • Distancat:
    • Pranë plazhit me rërë dhe shëtitores më të re
    • 1 minutë nga qendra e qytetit
    • Afër Universitetit të Vlorës, portit kryesor të qytetit dhe projektit më prestigjioz në qytet "Vlora Marina"
    • 15 minuta nga zona historike
    • 20 minuta nga Radhima dhe Orikumi
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës


Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni