Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Shtepi

Shtëpi Me Oborr Privat Në Shitje Në Vlorë Shqipëri

Shtëpi Në Shitje Në Vlorë, Rr.Sherishte

€ 250,000

çmimi i kërkuar

/ 22
Dhoma gjumi
3
Banjo
2
Sipërfaqe
1000 m²
Tipi
Shtepi
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Shtëpi Private Dykatëshe Në Shitje Në Sherishtë Vlorë, Shqipëri. Jeni lodhur nga jeta e zhurmshme urbane dhe ajri i ndotur dhe thjesht po kërkoni privatësi, ajrin e pastër te natyres dhe një jetë pa stres?! Hidhini një sy kësaj shtëpie private, të pozicionuar në një zonë periferike të qytetit. Një fshat i qetë, me shume gjelbërim dhe me një numër të kufizuar banorësh. Lehtësisht e aksesueshme, pranë Bypass-it kryesor të Vlorës dhe vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit. Shfrytëzoni mundësinë dhe bëjeni tuajën!

 

Shtëpi Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri

  • Detajet kryesore të pronës:
    • Sipërfaqe toke - 1000 m²
    • Sipërfaqe kati përdhe - 81 m²
    • Dhomë ndenje + kuzhinë
    • Një tualet
    • Një magazinë e organizuar si lavanderi
    • Sipërfaqe kati i parë - 106 m²
    • Tre dhoma gjumi
    • Një tualet me xhakuzi
    • Dy ballkone
  • Pjesa e jashtme e vilës:
    • Oborr privat i rrethuar me mure guri dhe dy hyrje
    • Kopsht i mire organizuar, i mbjellë me ullinj dhe pemë agrumesh
    • Pus privat uji
    • Hapësirë parkimi private për 3 makina
  • Detaje të tjera të vilës:
    • Certifikatë pronësie
    • Ndërtim i vitit 2011 me cilësi të lartë për një jetesë komode
    • Sistem ngrohje me kaldajë + oxhak
    • Sistem termoizolimi + dritare me xham të dyfishtë dhe derë e blinduar
    • Plotësisht e mobiluar, e bollshme dhe me ndriçim natyral per gjatë gjithë ditës
  • Detajet e zonës:
    • Fshat i qetë, familjar-miqësor dhe i organizuar mirë
    • Pozicionim i mirë - pranë Bypass-it kryesor të qytetit dhe me aksesueshmeri të drejtpërdrejtë në Vlorë
    • I rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme si furrë buke, markete, bare, restorante, farmaci dhe shkollë
    • Lehtësisht i aksesueshëm për banorët përmes transportit me furgonët e fshatit
    • Mundësi e shkëlqyer investimi për të ardhura nga qeraja
  • Distancat:
    • 20 minuta nga zona historike
    • 30 minuta nga qendra e qytetit të Vlorës
    • 35 minuta nga zona e Lungomares
    • 25 minuta nga plazhi ranor i Zvërnecit
    • 30 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
    • 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
    • 1 orë e 35 minuta nga Dhërmiu dhe Himara

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni