Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Apartament Me Pamje Nga Deti Në Lungomare Vlorë, Shqipëri

Rruga Duro Shaska, 9402

€ 159,268

çmimi i kërkuar

/ 20
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
55
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament Luksoz Përballë Detit Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një shtëpi të dytë në Mesdhe, një pronë për të fituar të ardhura të larta nga qeraja ose një investim afatgjatë, ky apartament i plotëson të gjitha kushtet! I vendosur përballë detit Adriatik, në pjesën më të bukur dhe më të kërkuar të Vlorës, pikërisht në Lungomare. Një zonë e sigurt, plot jete, e qetë dhe lehtësisht e aksesueshme. Në një rezidencë të re luksoze dhe në nje distancë të shkurtër në këmbë nga gjithçka që ju nevojitet për një jetesë komode. Ofron pamje mahnitëse të gjirit të Vlorës. Nxitoni dhe bëjeni tuajin, pronat në vijën e parë nga deti janë gjithnjë e më të rralla, veçanërisht me këtë çmim konkurrues por shumë të kërkuara! 

Prona Për Investim Në Rivierën Shqiptare - Apartament Me Një Dhomë Gjumi Në Shitje Në Vlorë

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 54,92 m²
    • Hapësirat e përbashkëta - 7,62 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 47,3 m²
    • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
    • Një dhomë gjumi
    • Një tualet
    • Një ballkon i madh
    • I vendosur në katin e 5-të
    • 7 kate në rezidencë
    • Ashensor në ndërtesë
    • Një projekt modern dhe elitar që ofron investim të sigurt, potencial, stil jetese luksoz, qetësine bregdetare dhe pozicion strategjik
    • Rezidenca do të përfundojë nga fundi i vitit 2028 dhe i gjithë projekti do të përfundojë në vitin 2030
    • Vendparkim nëntokësor i disponueshëm për një çmim shtesë (20.000 €)
    • Ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode - Sistem kapot, dritare me xham të dyfishtë, izolim termik dhe akustik
  • Mënyra e pagesës:
    • Mundësia e parë - Pagesë e plotë në një këst te vetem për 3000€/m2 (164.760 €)
    • Mundësia e dytë - Pagesë e ndare në 2 këste, 50% gjatë nënshkrimit të kontratës dhe 50% me marrjen e çelësave për 3300€/m2 (181.236 €)
  • Detajet e zonës përreth:
    • Një nga zonat më të frekuentuara dhe të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj për te jetuar dhe per shetitje të shkurtra
    • Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, shkollave, dyqaneve të ndryshme dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - gjithçka në nje distancë të shkurtër në këmbë
    • Pozicionimi në vijën e parë, e ben lehtësisht te aksesueshëm për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Lagje e mirëorganizuar, e bukur, e qetë, familjare-miqësore dhe elitare
    • Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin për Airbnb/Booking si dhe për qera afatgjata
  • Distancat:
    • Pranë plazhit
    • 6 minuta nga qendra e qytetit
    • 15 minuta nga zona historike
    • 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës


Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni