A closer look
Apartament 1+1 Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. I vendosur në një pozicion perfekt në zonën e Ujit të Ftohtë, mes gjelbërimit, vetëm 3 minuta larg plazheve kristalore të detit Jon dhe Lungomare 2. Një lagje panoramike, e cila siguron një stil jetese të qetë larg zhurmës urbane dhe në të njëjtën kohë në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit. I rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore, vetëm një hap larg derës suaj. Shfrytëzoni mundësinë dhe bëjeni tuajin, ai ofron një pamje fantastike të gjirit të Vlorës. Vendi ideal për shtëpinë tuaj të përhershme si dhe një mundësi e shkëlqyer investimi për Airbnb/Booking!
Shtëpi Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri
- Detajet e apartamentit:
- Sipërfaqja totale - 81,42 m²
- Hapësirat e përbashkëta - 12,02 m²
- Sipërfaqja e apartamentit - 69,4 m²
- Dhomë ndenje dhe kuzhinë
- Një dhomë gjumi
- Një tualet
- Një ballkon i madh me pamje nga deti
- I mobiluar plotësisht
- Ndodhet në katin e 4-t
- 4 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- I ndritshëm, i bollshëm, në gjendje të mirë dhe me një planimetri të menduar mirë për të maksimizuar hapësirën dhe funksionalitetin
- Ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode
- Certifikatë pronësie
- Hapësirë parkimi rreth ndërtesës
- Detajet e zonës përreth:
- Një nga zonat më të frekuentuara dhe të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj për te banuar dhe për shetitje të shkurtra
- Lagje e organizuar mirë, panoramike, e qetë dhe familjare-miqësore
- Afër bareve, restoranteve, hoteleve, furrave të bukës, marketeve dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në nje distancë te shkurter ne kembe
- Lehtësisht i aksesueshëm për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjete e transportit
- Mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë me Airbnb/Booking
- Afër fushave sportive publike të basketbollit, volejbollit, futbollit dhe tenisit
- Distancat:
- 3 minuta nga plazhi
- 10 minuta nga qendra e qytetit
- 15 minuta nga zona historike
- 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
- 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)
Layout
Official floorplans for this property. Click to enlarge.
Vlore
Approximate location — shown within a 200 m radius.