A closer look
Studio Luksoze Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri. Keni ëndërruar gjithmonë të keni një apartament në zonën më të bukur, elitare dhe më të kërkuar të Vlorës, pikërisht në Lungomare? Por çmimet janë gjithmonë shumë të larta dhe nuk keni buxhetin për t'i përballuar?! Kjo është një mundësi qe vjen vetem njehere ne jete, e disponueshme me një çmim shitje të pabesueshëm dhe gati për të gjeneruar të ardhura nga qeraja që ditën e parë. E vendosur vetëm pak hapa larg plazhit, në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit dhe me gjithçka që ju nevojitet fare prane. Ofron kombinimin perfekt të komoditetit urban me stilin e jetesës mesdhetare dhe qetësinë e detit Adriatik. Krejtësisht e re, moderne dhe në gjendje të shkëlqyer, pa patur nevoje per investime shtesë. Shfrytëzoni rastin dhe bëjeni tuajën!
Prona Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri
- Detajet kryesore të apartamentit:
- Sipërfaqja totale - 42 m²
- Hapësira të përbashkëta - 4,7 m²
- Sipërfaqja e studios - 37,3 m²
- Dhomë ndenje + kuzhinë
- Zona e fjetjes me 2 krevate
- Një tualet
- Totalisht e mobiluar (Mobiljet përfshihen në çmimin e shitjes)
- Luksoze, me shume ndricim, komode dhe në gjendje të shkëlqyer - gati për te banuar
- Ka një planimetri të menduar mirë për të maksimizuar hapësirën dhe funksionalitetin
- Pallat i ri me cilësi të lartë ndërtimi
- Ndodhet në katin e 5-të
- 9 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Certifikatë pronësie
- Hapësirë parkimi rreth ndërtesës
- Detajet e zonës përreth:
- Lagje e bukur, e organizuar mirë, e qetë, miqësore për familjet dhe strategjike
- Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, dyqaneve të ndryshme dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në nje distancë te shkurter ne kembe
- Në vijën e tretë të ndërtesave, duke siguruar aksesueshmeri teper të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
- Një nga zonat më të preferuara dhe të frekuentuara nga banorët vendas dhe të huajt për të jetuar dhe investuar
- Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin për Airbnb/Booking si dhe për qera afatgjatë
- Distancat:
- Prane plazhit
- 4 minuta nga qendra e qytetit
- 4 minuta nga Universiteti dhe porti kryesor i Vlorës
- 15 minuta nga zona historike
- 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
- 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)
Layout
Official floorplans for this property. Click to enlarge.
Vlore
Approximate location — shown within a 200 m radius.