Një vështrim më i afërt
Apartament Luksoz 2+1 Në Shitje Në Radhimë Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Zbuloni vendin tuaj të ëndrrave buzë detit në një nga destinacionet më të bukura të Rivierës Shqiptare, në Radhimë të Vlorës. Kjo pronë krejt e re ofron një ndërthurje perfekte të pamjeve mahnitëse të detit dhe arkitekturës bashkëkohore moderne, frymëzuar nga bukuria natyrore e bregdetit Jon. Veranda e saj e madhe me mundësi për vendosjen e një xhakuzi, i jep asaj formen e nje shtepie luksoze bregdetare. Vetëm pak minuta larg nga plazhi, mes gjelbërimit piktoresk dhe shumë pranë Vlorës dhe destinacioneve të tjera të Rivierës Shqiptare. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për apartamentin tuaj të pushimeve ose një pronë investimi me kthim të garantuar fitimi dhe vlerë në rritje në tregun e pasurive të paluajtshme, ky është një shans i shkëlqyer i disponueshem me një çmim të pakrahasueshëm!
Apartamente Pushimi Në Rivierën Shqiptare Në Shitje Në Radhimë, Vlorë
- Karakteristikat kryesore të apartamentit:
- Sipërfaqja totale - 205 m²
- Sipërfaqja e apartamentit - 65 m²
- Sipërfaqja e verandës - 140 m²
- Dhomë ndenje dhe kuzhinë
- Dy dhoma gjumi
- Një tualet
- Verandë me pamje nga deti dhe mali, perfekte për t'u relaksuar dhe për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj
- Ndodhet në katin e 4-t
- 5 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Ndërtim i ri me arkitekturë moderne dhe materiale të cilësisë së lartë
- Ndërtimi do të përfundojë brenda vitit 2027
- I ndritshëm, i bollshëm, komod me pamje mahnitëse dhe ju jep mundësinë ta arredoni sipas dëshirës tuaj
- Apartamenti do të shitet me pllakat e shtruara, dyert e brendshme dhe tualetin të përfunduar - sipas standardit të ndertuesit
- Vende parkimi publike + mundësi për të blerë një garazh me një çmim shtesë
- Detajet e zonës përreth:
- Fshat i bukur, i qetë dhe i organizuar mirë
- Ngjitur me rrugën kryesore duke siguruar aksesueshmeri teper të lehtë për këmbësorët dhe mjetet e transportit
- Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve dhe dyqaneve të ndryshme
- Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushimet verore
- Mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
- Distancat:
- 4 minuta nga plazhi
- 20 minuta nga qyteti i Vlorës
- 15 minuta nga Parku Kombëtar i Llogarasë
- 15 minuta nga qyteti i Orikumit dhe porti i jahteve
- 20 minuta nga Dhërmiu (Drymades)
- 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
- 2 orë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës
Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)
Plani
Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.
Vlore
Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.