Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Qeparo Apartament

Apartamente Në Rivierën Shqiptare Për Investim, Pranë Plazhit

Rruga Qeparo, 9416

€ 173,304

çmimi i kërkuar

/ 11
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
58
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament Luksoz Me Pishinë Në Shitje Në Qeparo Vlorë, Shqipëri. Zbuloni dhe përjetoni bukurinë e Rivierës Shqiptare me këtë apartament luksoz të ri në Qeparo, një nga zonat bregdetare më premtuese të Vlorës. Aktualisht në ndërtim, kjo pronë ndërthur arkitekturën elegante, komoditetin bashkëkohor dhe një vendndodhje ideale. Midis diellit dhe detit, në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër të maleve. Vendi i përsosur për të gjithë ata që kërkojnë privatësi, qetësi, siguri, komoditet dhe aksesueshmëri. Gjithashtu në një distancë të shkurtër me destinacione të tjera kyçe të gjithë rajonit. Rezidenca Aquamarine është projektuar për të ofruar një stil jetese elitar me plazh privat, pishinë private, hapësira parkimi, restorant, siguri dhe mirëmbajtje 24 orë. Është një zgjedhje ideale për shtëpinë tuaj të pushimit dhe një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja!

Apartament I Ri Me Një Dhomë Gjumi Në Shitje Në Qeparo Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
  • Sipërfaqja totale - 57,9 m²
  • Sipërfaqja e apartamentit - 41,7 m²
  • Sipërfaqja e oborrit - 4,3 m²
  • Sipërfaqja e jashtme - 16,2 m²
  • Sipërfaqja e portikut - 11,9 m²
  • Dhomë ndenje + kuzhinë
  • Një dhomë gjumi
  • Një tualet
  • Ka një planimetri të menduar mirë për të maksimizuar hapësirën, dritën natyrale dhe per te qene sa me funksional e praktik ne perditshmeri
  • Ndodhet në katin përdhe
  • 3 kate në rezidencë
  • Një projekt mahnitës që ofron privatësi, siguri, komoditet, ekskluzivitet, aksesueshmëri dhe një stil jetese luksoze bregdetare
  • Dizajn arkitektonik modern i integruar në mënyrë të përkryer me natyrën
  • Ndërtim me cilësi të lartë për të siguruar një jetesë komode
  • Rezidenca është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2028
  • Mundësi pagese me këste
  • Detajet e zonës përreth:
  • Facilitetet e përfshira në resort - plazh i dedikuar ekskluzivisht për banorët, pishinë private, bar dhe restorant, hapësira parkimi, siguri dhe mirëmbajtje 24 orë
  • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushimet verore
  • Numri i vogël i strukturave akomoduese në zonë e bën këtë pronë një mundësi të shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë në Airbnb/Booking
  • Qeparo është i njohur për bukurinë natyrore, plazhet kristal, klimën e butë mesdhetare dhe qetësinë e tij
  • Lehtësisht i aksesueshëm dhe pranë të gjitha faciliteteve thelbësore si dyqane, bare, restorante, furra buke dhe markete
  • Distancat:
  • Pranë detit Jon
  • 10 minuta nga Himara
  • 20 minuta nga Dhërmiu/Drymades
  • 50 minuta nga qyteti i Vlorës
  • 1 orë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
  • 3 orë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Qeparo

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni