Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Shtëpi Në Shitje Në Vlorë Shqipëri

Rruga Atë Kristo Negovani, Vlorë

€ 70,000

çmimi i kërkuar

/ 16
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
54 m²
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament 1+1 Në Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Keni kohë që kërkoni të blini një apartament në Vlorë, qytetin më të bukur të Rivierës Shqiptare? Por çmimet janë gjithmonë shumë të larta dhe nuk keni buxhetin për t'i përballuar?! Kjo është një mundësi e rrallë, e disponueshme me një çmim të ulët. Ndodhet në një nga lagjet më të mëdha të Vlorës. Zonë e qetë, por gjithsesi dinamike dhe miqësore për familjet. E rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, vetëm një hap larg derës suaj. Pranë bulevardit kryesor dhe vetëm pak hapa larg qendrës historike. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!

Apartament Me Cmim Ekonomik Në Shitje Në Bulevardin Kryesor, Vlorë Shqipëri

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
  • Sipërfaqja totale - 54 m²
  • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
  • Një dhomë gjumi
  • Një banjo
  • Një ballkon i madh me pamje nga rruga
  • Ndodhet në katin e 2-të
  • 5 kate në rezidencë
  • Pronë me çmim të lirë me mobilie të përfshira
  • Orientimi - Veri
  • Certifikatë pronësie
  • Vende parkimi përreth ndërtesës
  • Detajet e zonës përreth:
  • Lagje e organizuar mirë, e qetë, e këndshme dhe miqësore për familjet
  • Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, shkollave dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në distancë te shkurter ne kembe
  • Lehtësisht e aksesueshme për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
  • Pranë rrugës kryesore urbane të qytetit, duke e bërë një pronë të lidhur mirë me pjesët e tjera të Vlorës
  • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas për të jetuar
  • E rrethuar nga arkitektura e vjetër tradicionale, muze të ndryshëm, monumente kulturore dhe afër Sheshit të Flamurit
  • Distancat:
  • 1 minutë nga zona historike
  • 15 minuta nga qendra e qytetit
  • 15 minuta nga plazhi dhe Lungomarja
  • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni