Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Radhime Apartament

Studio Luksoze Në Shitje Në Radhimë Vlorë Shqipëri

Rruga Radhimë, Vlorë 9426

€ 99,000

çmimi i kërkuar

/ 13
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
35 m²
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Studio Buzë Detit Në Shitje Në Radhimë Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Bëjeni çdo ditë të jashtëzakonshme duke u bërë pjesë e Marea Coast Residence në Radhimë. Zgjohuni me pamje panoramike të detit Jon dhe shijoni flladin freskues të natyrës mesdhetare. E vendosur vetëm pak hapa larg plazhit, mes gjelbërimit, rezidenca siguron qetësi dhe privatësi, ndërkohë që mbetet pranë të gjitha shërbimeve thelbësore dhe lehtësisht e aksesueshme nga destinacionet e tjera të njohura të Rivierës. Ideale për të gjithë ata që janë lodhur nga zhurma e vazhdueshme, ajri i ndotur, distancat e gjata dhe jeta stresuese. Një zgjedhje perfekte për një shtëpi pushimi, një rezidencë për banim per gjatë gjithë vitit dhe një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja për përdorim në Airbnb/Booking!

Apartament Për Investim - Ideal Për Airbnb Ose Booking

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
  • Sipërfaqja totale - 35,43 m²
  • Hapësirat e përbashkëta - 4,08 m²
  • Sipërfaqja e apartamentit - 31,35 m²
  • Zona e ndenjejes dhe kuzhinë
  • Një dhomë gjumi
  • Një tualet
  • Një ballkon i madh për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj
  • Ndodhet në katin e 2-të
  • 6 kate në rezidencë
  • Ashensor në ndërtesë
  • Një projekt unik dhe elitar që ofron një investim të sigurt, potencial, stil jetese elitar dhe pozicion strategjik
  • Brenda Marea Coast do të gjeni: shesh qendror, pishina, kopsht botanik, kënd lojërash për fëmijë & palestër në natyrë, hotel, qendër spa & wellness, kafene & restorant dhe dyqane të ndryshme
  • Arkitekturë moderne me ndërtime të cilësisë së lartë për një jetesë komode - Fasadë me ventilim, sistem kapot, dritare me xham të dyfishtë, izolim termik dhe akustik
  • Rezidenca do të përfundojë deri në fund të vitit 2029
  • Vende parkimi nëntokësore të disponueshme me një çmim shtesë (25.000€)
  • Apartamenti do të shitet me pllakat e dyshemesë/parketin e shtruar, dyert e brendshme dhe tualetin të përfunduar - sipas standardeve të ndertuesit
  • Mundësi pagese me këste:
  • Kësti i 1-rë - 35% (kur nënshkruhet kontrata)
  • Kësti i 2-të dhe i 3-të, secili nga 30% gjatë fazave të ndryshme të ndërtimit
  • Kësti i 4-të - 5% (kur merrni çelësat)
  • Çmimet treguese:
  • Studio – duke filluar nga 99.000 €
  • 1 dhomë gjumi – duke filluar nga 140.000 €
  • 2 dhoma gjumi – duke filluar nga €190.000
  • Detajet e zonës përreth:
  • Zonë e mirëorganizuar, e qetë, e bukur dhe familjare-miqësore 
  • E rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore si bare, restorante, furra buke dhe markete
  • Ngjitur me rrugën kryesore dhe lungomaren 3, duke siguruar akses teper të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
  • Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushimet verore
  • Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
  • Distancat:
  • Vetëm pak sekonda larg nga plazhi
  • 5 minuta nga porti i jahteve që tërheq marinarë dhe turistë gjatë gjithë verës
  • 20 minuta nga qendra e qytetit të Vlorës
  • 15 minuta nga Parku Kombëtar i Llogarasë
  • 20 minuta nga Dhërmiu
  • 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Radhime

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni