Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Radhime Apartament

Apartamente Në Shitje Në Vlorë Shqipëri, Pranë Plazhit

Rruga Radhimë, Vlorë 9426

€ 140,000

çmimi i kërkuar

/ 13
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
53 m²
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament Pushimi Në Shitje Në Radhimë, Vlorë Riviera Shqiptare. Bëjeni çdo ditë të jashtëzakonshme duke u bërë pjesë e Marea Coast Residence në Radhimë. Zgjohuni me pamje panoramike të detit Jon dhe shijoni flladin freskues të natyrës mesdhetare. I vendosur vetëm pak hapa larg plazhit, në mes të gjelbërimit, rezidenca siguron qetësi dhe privatësi, ndërkohë që mbetet pranë të gjitha shërbimeve thelbësore dhe lehtësisht e aksesueshme nga destinacionet e tjera të njohura të Rivierës. Perfekt për të gjithë ata që janë lodhur nga zhurma e vazhdueshme, ajri i ndotur, distancat e gjata dhe jeta stresuese. Një zgjedhje ideale për një shtëpi pushimi, një rezidencë për banim per gjatë gjithë vitit dhe një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja për përdorim në Airbnb/Booking!

Apartament Në Ndërtim Në Shitje Në Radhimë Vlorë, Shqipëri

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
  • Sipërfaqja totale - 52,82 m²
  • Hapësirat e përbashkëta - 6,08 m²
  • Sipërfaqja e apartamentit - 46,74 m²
  • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
  • Një dhomë gjumi
  • Një tualet
  • Një ballkon i madh për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë tuaj
  • I vendosur në katin përdhe
  • 6 kate në rezidencë
  • Ashensor në ndërtesë
  • Një projekt unik që ofron një investim të sigurt, potencial, stil jetese elitar dhe pozicion strategjik
  • Brenda Marea Coast do të gjeni: shesh qendror, pishina, kopsht botanik, kënd lojërash për fëmijë & palestër në natyrë, hotel, qendër spa & wellness, kafene & restorant dhe dyqane të ndryshme
  • Arkitekturë moderne me ndërtime të cilësisë së lartë për një jetesë komode - Fasadë me ventilim, sistem kapot, dritare me xham të dyfishtë, izolim termik dhe akustik
  • Rezidenca do të përfundojë deri në fund të vitit 2029
  • Vendparkim nëntokësor i disponueshëm për një çmim shtesë (25.000€)
  • Apartamenti do të shitet me pllakat e dyshemesë/parketin e shtruar, dyert e brendshme dhe tualetin të përfunduar - sipas standardeve të ndertuesit
  • Mundësi pagese me këste:
  • Kësti i 1-rë - 35% (kur nënshkruani kontratën)
  • Kësti i 2-të dhe i 3-të, secili nga 30% gjatë fazave të ndryshme të ndërtimit
  • Kësti i 4-t - 5% (kur merrni çelësat)
  • Çmimet treguese:
  • Studio – duke filluar nga €99.000
  • 1 dhomë gjumi – duke filluar nga €140.000
  • 2 dhoma gjumi – duke filluar nga €190.000
  • Detajet e zonës përreth:
  • Zonë e organizuar mirë, e qetë, e bukur dhe miqësore për familjet
  • E rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore si bare, restorante, furra buke dhe markete
  • Pranë rrugës kryesore dhe lungomares 3, duke siguruar aksesueshmëri të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
  • Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushimet verore
  • Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
  • Distancat:
  • Vetëm pak sekonda larg nga plazhi
  • 5 minuta nga porti i jahteve që tërheq marinarë dhe turistë per gjatë gjithë verës
  • 20 minuta nga qendra e qytetit të Vlorës
  • 15 minuta nga Parku Kombëtar i Llogarasë
  • 20 minuta nga Dhërmiu
  • 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Radhime

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni