Një vështrim më i afërt
Apartament Luksoz Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Një pronë ku qetësia, komoditeti, luksi, privatësia, freskia e natyrës dhe deti Jon bëhen pjesë e jetës suaj të përditshme. I vendosur në një rezidencë krejt të re në zonën e Radhimës, pikërisht përballë plazhit dhe në mes të gjelbërimit. Vetëm pak minuta larg Vlorës, ju jep mundesine të shijoni bukurinë e Rivierës Shqiptare duke qëndruar larg stresit, trafikut dhe zhurmës së jetës së qytetit. Ofron një pamje mbresëlënëse nga deti, perfekte për shtëpinë tuaj të ëndrrave dhe një mundësi e shkëlqyer investimi për Airbnb/Booking! Valefllad Residence ofron shumë më tepër se një vend për të jetuar, një stil jetese të plotë buzë detit me facilitete ekskluzive duke përfshirë: pishinë, plazh privat, siguri 24/7, bar dhe restorant dhe hapësira të gjelbëruara. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Prona Në Shqipëri Për Investim - Apartament I Ri Me Pishinë
- Karakteristikat kryesore të apartamentit:
- Sipërfaqja totale - 82,1 m²
- Hapësirat e përbashkëta - 12,6 m²
- Sipërfaqja e apartamentit - 69,5 m²
- Dhomë ndenje dhe kuzhinë
- Një dhomë gjumi
- Një tualet
- Një ballkon i madh me pamje nga deti
- I vendosur në katin e 2-të
- 6 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Një projekt prestigjioz që ofron një mundësi të sigurt investimi, një vendndodhje strategjike buzë detit dhe një kombinim perfekt të luksit, privatësisë, faciliteteve premium dhe bukurisë së padiskutueshme të bregdetit Jon
- Arkitekturë moderne me ndërtime të cilësisë së lartë për një jetesë komode, frymëzuar nga natyra e Rivierës Shqiptare
- Rezidenca do të përfundojë deri në fund të vitit 2029
- Vendparkim nëntokësor i disponueshëm për një çmim shtesë (20.000€)
- Apartamenti do të shitet me pllakat e dyshemesë/parketin e shtruar, dyert e brendshme dhe tualetin të përfunduar - sipas standardeve të ndertuesit
- Mundësi pagese me këste - 50% parapagim
- Detajet e zonës përreth:
- Brenda rezidencës Valefllad do të gjeni: pishinë, plazh privat, kopshte botanike, kafe & restorant të dedikuar për banorët
- Zonë e mirëorganizuar, e qetë, e bukur dhe miqësore për familjet
- E rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore si bare, restorante, furra buke dhe markete
- Ngjitur me rrugën kryesore dhe lungomaren 3, duke siguruar akses teper të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
- Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushimet verore
- Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë me Airbnb/Booking
- Distancat:
- Vetëm pak sekonda larg nga plazhi
- 5 minuta nga porti i jahteve që tërheq marinarë dhe turistë gjatë gjithë verës
- 20 minuta nga qendra e qytetit të Vlorës
- 15 minuta nga Parku Kombëtar i Llogarasë
- 20 minuta nga Dhërmiu
- 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)
Plani
Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.
Vlore
Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.