Një vështrim më i afërt
Apartamente Pushimi Përballë Detit Në Shitje Në Radhimë, Vlorë Shqipëri. Gjithmonë një detaj bën diferencën, por këtu do të gjeni shumë më tepër se sa një! Një apartament luksoz krejt i ri i vendosur në zonën e bukur bregdetare të Radhimës në Vlorë, te Palm Resort. Një rezidencë moderne, e përfunduar në vitin 2025 me 3 pishina dhe plazh privat përballë saj. I mobiluar plot shije në një stil bashkëkohor dhe gati për tu banuar, pa kërkuar asnjë investim shtesë. Përveç kësaj, me një pozicion gjeografik strategjik, pranë të gjitha destinacioneve kryesore të Rivierës Shqiptare dhe vetëm 2 minuta larg nga Orikum Marina, i vetmi port jahtesh në rajon. Ideal për shtëpinë tuaj të ëndrrave buzë detit dhe një zgjedhje e zgjuar me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja, veçanërisht për Airbnb/Booking! Nxitoni dhe bëjeni tuajin!
Apartament 2+1 Përballë Plazhit Dhe Me Pishinë Në Shitje Në Radhimë Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë
- Karakteristikat kryesore të apartamentit:
- Sipërfaqja totale - 75,7 m²
- Hapësira të përbashkëta - 8,7 m²
- Sipërfaqja e apartamentit - 67 m²
- Dhomë ndenje dhe kuzhinë
- Dy dhoma gjumi
- Një tualet
- Një ballkon i madh, perfekt për t'u relaksuar dhe për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë tuaj
- Plotësisht i mobiluar (Mobiljet përfshihen në çmimin e shitjes)
- Me shumë ndricim, i bollshëm, modern dhe në gjendje të shkëlqyer - askush nuk ka banuar më parë në të
- Ndodhet në katin e 4-t
- 5 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Rezidencë e re me arkitekturë moderne dhe facilitete luksoze, e përfunduar në vitin 2025
- Ndërtime të cilësisë së lartë për një jetesë komode - Fasadë me ventilim, sistem kapot, dritare me xham të dyfishtë, izolim termik dhe akustik
- Vend parkimi privat për banorët
- Perdorimi i pishinës dhe plazhit përfshihet në çmimin e shitjes
- Palm resort, ku vendndodhja kryesore, luksi, vlera afatgjatë, privatësia, siguria dhe qetësia bëhen bashkë
- Detajet e zonës përreth:
- Zonë e organizuar mirë, e qetë, tërheqëse dhe familjare-miqësore
- E rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore si bare, restorante, furrë buke, markete dhe dyqane të ndryshme
- Ngjitur me rrugën kryesore dhe lungomaren 3, duke siguruar akses teper të lehtë për këmbësorët dhe mjetet e transportit
- Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushimet verore
- Një mundësi e sigurt investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
- Distancat:
- Vetëm pak sekonda larg nga plazhi dhe lungomare 3
- 1 minutë nga porti i jahteve që tërheq marinarë dhe turistë per gjatë gjithë verës
- Pranë fushave sportive publike të basketbollit, volejbollit, futbollit dhe tenisit
- 15 minuta nga qyteti i Vlorës
- 25 minuta nga Llogaraja
- 40 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)
Plani
Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.
Vlore
Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.