Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Dhermi Apartament

Apartament Luksoz Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Dhërmi Vlorë Shqipëri

Rruga Dhërmi, Vlorë 9422

€ 206,205

çmimi i kërkuar

Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
78 m²
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Mundësia (Okazione) Më E Mirë Për Investim Në Rivierën Shqiptare - Apartamente Të Reja Në Dhërmi, Vlorë. Pse të investoni në Itali apo Greqi, kur mund të keni të njëjtën bukuri mesdhetare dhe të njëjtin stil jetese të Rivierës — me një kosto me te ulet? Zgjidhni rezidencën Ion Breeze, një vend i mrekullueshëm ku luksi i vërtetë është vetë natyra. E vendosur në zemër të Rivierës Shqiptare, në Dhërmi. Një pozicion strategjik dhe i mrekullueshëm mes gjelbërimit, vetëm 300 m nga deti Jon dhe me një sfond piktoresk malor. Projektuar me një arkitekturë elegante në një simfoni perfekte me relievin natyror, duke ofruar nga çdo kënd pamje mahnitëse të detit, privatësi, qetësi, siguri dhe një stil jetese prestigjioz. Nxitoni dhe bëjeni tuajin për një çmim të pabesueshëm, është një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja në platformat Airbnb/Booking!

Apartament 1+1 Në Shitje Në Dhërmi Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
  • Sipërfaqja totale - 77,61 m²
  • Sipërfaqja e apartamentit - 58,3 m²
  • Ambiente të përbashkëta - 6,3 m²
  • Sipërfaqja e tarracës - 13,01 m²
  • Dhomë ndenje + kuzhinë
  • Një dhomë gjumi
  • Një tualet
  • Një tarracë e madhe ku mund të shijoni kohën me familjen dhe miqtë tuaj
  • Ka një planimetri të menduar mirë për të maksimizuar dritën natyrale, pamjet e hapura dhe funksionalitetin ne përditshmeri
  • Ndodhet në katin e 1-rë
  • 3 kate në rezidencë
  • Një projekt i bukur që ofron qetësi bregdetare, privatësi, siguri, ekskluzivitet, aksesueshmëri dhe një stil jetese luksoz
  • Ndërtim me cilësi të lartë për një jetesë komode
  • Rezidenca është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2029
  • Vendparkim nëntokësor i disponueshëm me një çmim shtesë
  • Apartamenti do të shitet me pllakat e shtruara, dyert e brendshme dhe tualetin të përfunduar - sipas standardit të ndertuesit
  • Mënyra e pagesës me këste:
  • 40% kur nënshkruani kontratën
  • 60% gjatë fazave të ndryshme të ndërtimit derisa të përfundojë plotësisht
  • Mënyra e pagesës me kredi:
  • Opsionet e financimit deri në 80%–100% ofrohen nga projekti, sipas kushteve përkatëse të bankës/blerësit
  • Detajet e zonës përreth:
  • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushimet verore
  • Numri i vogël i strukturave akomoduese në zonë e bën këtë pronë një mundësi të shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë në Airbnb/Booking
  • Dhërmiu njihet për bukurinë e tij natyrore, plazhet e kristalta, klimën e butë mesdhetare dhe arkitekturën tradicionale prej guri
  • Pozicioni i projektit mbi rrugën kryesore, e bën atë lehtësisht të aksesueshëm për banorët dhe mjetet e transportit
  • Afër të gjitha faciliteteve thelbësore si bare, restorante, furra buke dhe markete
  • Distancat:
  • 3 minuta nga deti Jon
  • 6 minuta nga Palasa
  • 20 minuta nga Himara
  • 50 minuta nga qyteti i Vlorës
  • 1 orë nga Saranda
  • 1 orë e 30 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Tur video

Hyni brenda

Vendndodhja

Dhermi

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni