Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Dyqan

Pronë Në Shitje Në Bulevardin Kryesor Vlorë Shqipëri

Bulevardi Ismail Qemali, Vlorë 9401

€ 500,000

çmimi i kërkuar

/ 16
Dhoma gjumi
6
Banjo
2
Sipërfaqe
293 m²
Tipi
Dyqan
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Ndërtesë 3-Katëshe Me Mundësi Biznesi Në Shitje Në Qytetin E Vlorës, Shqipëri. Nëse po mendoni të nisni një biznes të ri ose të zhvendosni një ekzistues, hidhini një sy kësaj prone komerciale. Është një mundësi e jashtëzakonshme që ofron gjithçka që ju nevojitet për sukses te metejshem. E vendosur në një nga zonat më strategjike dhe më të kërkuara të Vlorës. Direkt në bulevardin kryesor, në një lagje të madhe me një numër të lartë banorësh. Për më tepër, ka një fluks të madh kalimtarësh te rastit. Pranë zonës historike, qendrës së qytetit dhe Lungomares. Kjo e bën atë një biznes me potencial të lartë  per gjatë gjithë vitit, si dhe sezonal. Eshte vetëm një pronë me shumë mundësi - mund ta shndërroni në një aparthotel të vogël për Airbnb/Booking, ta përdorni si zyra qendrore për kompaninë tuaj, katin e parë për dyqane dhe të tjerët si shtëpi, klinikë mjekësore, etj. Nxitoni dhe bëjeni tuajën!

Shtëpi Në Shitje Në Vlorë Shqipëri

  • Karakteristikat kryesore të pronës:
  • Sipërfaqja totale - 293 m²
  • Kati i parë - 77 m²
  • Një hapësirë e madhe e hapur (aktualisht e përdorur si dyqan)
  • Kati i dytë - 106 m²
  • 4 dhoma dhe një ballkon i madh me pamje nga bulevardi
  • Kati i tretë - 107 m²
  • 3 dhoma, 1 tualet dhe një ballkon i madh me pamje nga bulevardi (aktualisht e përdorur si penthouse)
  • Certifikatë pronësie
  • Hapësirë e bollshme me ambiente të ndriçuara mirë me mundësi riorganizimi
  • Ofron potencial të fortë, ekspozim të lartë, fluks të vazhdueshëm klientësh, komoditet dhe aksesueshmëri
  • Hapësirë parkimi përreth ndërtesës
  • E përshtatshme për një sërë qëllimesh tregtare/rezidenciale:
  • aparthotel i vogël për përdorim Airbnb/Booking
  • zyra qendrore për kompaninë tuaj
  • kati i parë për dyqane dhe të tjerët si shtepi per te banuar
  • klinikë mjekësore
  • qendër kursesh ose institucion arsimor privat për fëmijë
  • bankë e nivelit të dytë
  • qendër trajtimesh estetike, etj..
  • Avantazhet e vendndodhjes:
  • Lagje e organizuar mirë, miqësore për familjet dhe strategjike
  • Zonë lehtësisht e aksesueshme për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
  • Afër bareve, restoranteve, hoteleve, dyqaneve të ndryshme dhe njësive të biznesit, shkollave dhe stacionit të transportit publik - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
  • Zonë e frekuentuar nga turistët dhe banorët per gjatë gjithë vitit
  • Distancat:
  • Afër stacionit të autobusit te transportit publik
  • 3 minuta nga zona historike
  • 10 minuta nga qendra e qytetit
  • 12 minuta nga plazhi dhe Lungomare
  • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni