Albania Property Group
Prona Ne Shitje Ne Shqiperi Dhermi Apartament

Apartamente Pushimi Në Shitje Në Palasë Vlorë, Shqipëri

Apartamente Pushimi në Shitje në Vlorë, Sun Palase

€ 164,225

çmimi i kërkuar

Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
66 m²
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Studio Në Shitje Në Palasë Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. Përjetoni jetesën e rafinuar bregdetare në rezidencën Sun Palase, një kompleks rezidencial elitar i vendosur përgjatë Detit Jon në zemër të Rivierës Shqiptare, mes natyrës mahnitëse të rajonit te mesdheut. Ky projekt ndërthur në mënyrë të përkryer qetësinë, luksin dhe potencialin për investim. Aktualisht në ndërtim, me një arkitekturë moderne të standardeve më të larta. Sun Palase ofron një plazh të dedikuar ekskluzivisht për banorët, shëtitore private, njësi shërbimi, dyqane, bare, ambiente sportive dhe rekreative me një pamje mahnitëse nga deti prej çdo këndi te saj dhe ndodhet mes gjelbërimit. Nuk ka dyshim që kjo pronë buzë detit do të ishte një zgjedhje e suksesshme për Airbnb/Booking dhe një zgjedhje ideale për shtëpinë tuaj të përhershme! 

 

Prona Anës Detit Në Shitje Në Rivierën Shqiptare, Palasë Vlorë

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 65,69 m²
    • Sipërfaqja e përbashkët - 10,09 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 55,6 m²
    • Hapësira e ndenjejes + kuzhinë
    • Një tualet
    • Një ballkon i gjerë
    • Ka një planimetri të mirëmenduar për të maksimizuar dritën natyrale, pamjet e hapura dhe funksionalitetin e përditshëm
    • Ndodhet në katin përdhe
    • 4 kate në rezidencë
    • Një projekt i bukur që ofron privatësi, siguri, komoditet, ekskluzivitet, aksesueshmëri dhe një stil jetese luksoz bregdetar
    • Dizajn arkitektonik modern i integruar në mënyrë të përkryer me natyrën
    • Ndërtim me cilësi të lartë për të siguruar një stil jetese komode gjatë gjithë vitit
    • Rezidenca është planifikuar të përfundojë brenda vitit 2029
    • Vendparkim nëntokësor i disponueshëm me një çmim shtesë
    • Mundësi pagese me këste
  • Detajet e zonës përreth:
    • Facilitetet e përfshira në resort - plazh i dedikuar ekskluzivisht për banorët, shëtitore private, njësi shërbimi, dyqane, bare, kënd lojërash për fëmijë dhe kopshte të përbashkëta, hotel me 5 yje, ambiente sportive dhe rekreative
    • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushimet verore
    • Numri i kufizuar i strukturave akomoduese në zonë e bën këtë pronë një mundësi të shkëlqyer investimi për të gjithë ata që dëshirojnë ta japin me qera përmes Airbnb/Booking
    • Palasa njihet për bukurinë natyrore, plazhet kristal, klimën e butë mesdhetare dhe arkitekturën tradicionale prej guri
    • Pozicionimi nën rrugë i projektit e bën atë lehtësisht të aksesueshëm për banorët dhe mjetet e transportit
    • Afër të gjitha faciliteteve thelbësore si bare, restorante, furra buke dhe markete
  • Distancat:
    • Afër detit Jon
    • 5 minuta nga Llogaraja
    • 10 minuta nga Drimadhë/Dhërmiu
    • 35 minuta nga qyteti i Vlorës
    • 40 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
    • 1 orë e 30 minuta nga Saranda
    • 1 orë e 45 minuta nga Ksamil
    • 2 orë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Dhermi

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni