Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Shtepi

Shtëpi 1 Katëshe Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri

Shtëpi Në Shitje Në Vlorë, Rr.Jani Vreto

€ 100,000

çmimi i kërkuar

Dhoma gjumi
2
Banjo
2
Sipërfaqe
350
Tipi
Shtepi
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Shtëpi Private Në Shitje Në Vlorë, Në Jug Të Shqipërisë. E vendosur në një nga zonat më të kërkuara, autentike dhe të qeta të Vlorës. Pranë qendrës së vjetër historike, duke ofruar ekuilibrin perfekt midis historisë, stilit të jetesës urbane dhe komoditetit të përditshëm. E rrethuar nga gjelbërimi, arkitektura e vjeter tradicionale dhe unike. Gjithashtu në nje distancë të shkurtër në këmbë me të gjitha shërbimet e nevojshme. Ajo ka një oborr të madh privat, hapësirë, ofron privatësi dhe një mundësi të shkëlqyer me potencial të lartë për përdorim në Airbnb/Booking. Bëjeni tuajën për një çmim të pakrahasueshëm dhe përshtateni sipas vizionit tuaj! 

 

Shtëpi Me Çmim Të Ulët Për Rikonstruksion Në Vlorë, Shqipëri

  • Detajet kryesore të pronës:
    • Sipërfaqe toke - 350 m²
    • Sipërfaqe ndërtimi - 109 m²
    • Dhomë ndenje + kuzhinë
    • Dy dhoma gjumi
    • Dy tualete
    • Një tarracë e madhe me mundësi për të ndërtuar një kat të dytë
    • Një oborr i madh privat me pamje nga mali dhe qyteti
    • Ofron privatësi, qetësi, hapësirë dhe potencial të lartë
    • Vend parkimi privat
    • Certifikatë pronësie
  • Detajet e zonës përreth:
    • Lagje e mirëorganizuar, e qetë, e këndshme dhe familjare-miqësore 
    • Pranë bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, shkollave dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
    • E rrethuar nga arkitektura e vjetër tradicionale, muze të ndryshëm, monumente kulturore dhe afër Sheshit të Pavarësisë
    • Ngjitur me rrugën kryesore duke ofruar aksesueshmeri teper të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas dhe turistët ndërkombëtarë për të jetuar dhe për shëtitje të shkurtra
    • Një mundësi investimi e sigurt dhe me potencial të lartë për qera afatgjatë si dhe për përdorim me Airbnb/Booking
  • Distancat:
    • 3 minuta nga bashkia e Vlorës
    • 15 minuta nga qendra e qytetit
    • 15 minuta nga plazhi dhe Lungomarja
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni