Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Lungomare Vlorë, Shqipëri

Apartament Me Pamje Nga Deti Në Lungomare Vlorë, Rr. Reshat Osmani

€ 315,000

çmimi i kërkuar

/ 20
Dhoma gjumi
2
Banjo
1
Sipërfaqe
113
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament Buzë Detit Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. Po kërkoni të blini një apartament qe eshte gati për t'u përdorur në Airbnb/Booking, për të gjeneruar të ardhura nga qeraja që ditën e parë?! Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, e cila ofron ekuilibrin perfekt midis komoditetit, vendndodhjes, pamjeve mbresëlënëse dhe përfitueshmërisë. Për më tepër, është një zgjedhje e shkëlqyer për shtëpinë tuaj të pushimit. Me një vendndodhje kryesore buzë detit, pikërisht në zonën më të bukur dhe më të kërkuar të Vlorës, shëtitoren e Lungomares. Ofron qetësine bregdetare, komoditet dhe aksesueshmëri. Jeni vetëm pak minuta larg nga të gjitha pikat kryesore të Vlorës. Këtu do të gjeni jo vetëm një stil jetese modern, por edhe një komunitet miqësor dhe mikpritës! 

 

Apartament Për Investim Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Shqipëri

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 112,93 m²
    • Sipërfaqja e përbashkët - 10,13 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 102,8 m²
    • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
    • Dy dhoma gjumi
    • Një tualet
    • Një ballkon me pamje mahnitëse nga deti
    • I ndriçuar per gjatë gjithë ditës, i bollshëm dhe në gjendje të shkëlqyer - gati për te banuar
    • Totalisht i mobiluar (Mobiljet përfshihen në çmimin e shitjes)
    • Ka një planimetri të menduar mirë për të maksimizuar hapësirën dhe funksionalitetin
    • Ndodhet në katin e 4-t
    • 11 kate në rezidencë
    • Ashensor në ndërtesë
    • Ndërtime të cilësisë së lartë për një jetesë komode
    • Certifikatë pronësie
    • Vende parkimi përreth ndërtesës
  • Detajet e zonës përreth:
    • Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, shkollave, dyqaneve të ndryshme dhe stacionit të transportit publik - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
    • Pozicioni në vijën e parë, e ben lehtësisht te aksesueshëm për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Lagje e organizuar mirë, e bukur, e qetë, miqësore për familjet dhe elitare
    • Një nga zonat më të preferuara nga banorët vendas dhe të huajt për të jetuar dhe investuar
    • Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan ta përdorin për Airbnb/Booking si dhe për qera afatgjatë
  • Distancat:
    • Pranë detit Adriatik
    • 4 minuta nga qendra e qytetit
    • 4 minuta nga Universiteti dhe porti kryesor i Vlorës
    • 15 minuta nga zona historike
    • 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni