A closer look
Apartament Luksoz Me Qera Pranë Zonës Së Lungomares Në Vlorë, Shqipëri. I vendosur në një pozicion perfekt, në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës. Në qendër të qytetit, vetëm pak hapa larg plazhit dhe lungomares. I rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, shumë pranë jush. Pronë krejtësisht e re, askush nuk ka jetuar më parë në të dhe e mobiluar me të gjitha pajisjet që do t'ju nevojiten gjatë qëndrimit tuaj. I bollshëm, i ndriçuar gjatë gjithë ditës dhe komod. Bëjeni tuajin, është një mundësi që nuk duhet humbur për një jetë të përditshme pa stres dhe teper të lehtë!
Apartament 2+1 Me Qera Në Vlorë, Riviera Shqiptare
- Sipërfaqja totale - 90 m²
- Dhomë ndenjeje
- Kuzhinë
- Dy dhoma gjumi
- Një banjo
- Një ballkon i madh
- Plotësisht i mobiluar
- Modern, komod, i bollshëm, plot drite dhe në gjendje të shkëlqyer - gati për të banuar
- I vendosur në katin e 8-të
- Ashensor në ndërtesë
- Ndërtime me cilësi të shkëlqyer për një jetesë komode
- Qera afatgjatë - minimumi i qëndrimit 12 muaj
- Kapaciteti maksimal - 4 persona
- Afër bareve, restoranteve, furrës buke, marketeve, dyqaneve të ndryshme dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
- Në qendër të qytetit - lehtësisht i aksesueshem për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
- Lagje e organizuar mirë, e qetë, familjare-miqësore dhe strategjike
- Hapësirë parkimi rreth ndërtesës
- Pranë bulevardit kryesor
- Pranë stadiumit Flamurtari, Universitetit të Vlorës dhe portit kryesor të qytetit
- Përpara stacionit të autobuzit te transportit publik
- 2 minuta nga plazhi me rërë dhe lungomarja
- 5 minuta nga zona e plazhit te vjetër
- 10 minuta nga zona historike
- 20 minuta nga Radhima dhe Orikumi
- 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Vlore
Approximate location — shown within a 200 m radius.