Albania Property Group
Apartamente Qira ne Shqiperi Vlore Apartament

Apartament Luksoz Me Qera Afatgjatë Në Lungomare Vlorë, Shqipëri

Rruga Shaban Demiraj, Vlorë 9401

€ 600

çmimi i kërkuar

/ 10
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
75 m²
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament Buzë Detit Për Qera Në Vlorë, Shqipëri. Ky apartament luksoz dhe krejt i ri, me një vendndodhje ideale përgjatë vijës bregdetare në Lungomare të Vlorës, ofron një mundësi të jashtëzakonshme për jetesë . Pranë plazhit, afër të gjitha pikave kryesore të qytetit dhe në nje distancë të shkurtër në këmbë nga të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode. I mobiluar me shume shije dhe klas në një stil bashkëkohor dhe gati për tu banuar. Ofron qetësine bregdetare, komoditet, aksesueshmëri, një stil jetese modern dhe është pjesë e një komuniteti familjar-miqësor. Nxitoni dhe bëjeni tuajin!

Apartament 1+1 Për Qera Afatgjatë Në Vlorë, Riviera Shqiptare

  • Sipërfaqja totale - 75 m²
  • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
  • Një dhomë gjumi
  • Një tualet
  • Dy ballkone
  • Plotësisht i mobiluar (Mobilie të reja dhe moderne, askush nuk ka banuar më parë ne te)
  • I pajisur me të gjitha elektroshtëpiaket që do t'ju nevojiten gjatë qëndrimit tuaj
  • Luksoz, komod, i bollshëm, me ndriçim natyral dhe në gjendje të shkëlqyer
  • Ndodhet në katin e 9-të
  • 9 kate në rezidencë
  • Pallat i ri me cilësi të lartë ndërtimi
  • Qera afatgjatë - minimumi i qëndrimit 12 muaj
  • Kapaciteti maksimal - 3 persona
  • Orientimi - Jug/Perëndim
  • Hapësirë parkimi rreth ndërtesës
  • Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, dyqaneve të ndryshme dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në nje distancë të shkurtër në këmbë
  • Lehtësisht i aksesueshëm për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
  • Lagje e organizuar mirë, e qetë, miqësore për familjet dhe strategjike
  • Prane plazhit
  • 5 minuta nga qendra e qytetit
  • 6 minuta nga Universiteti dhe porti kryesor i Vlorës
  • 15 minuta nga zona historike
  • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

"Çmimi i qerasë së apartamentit do të paguhet në Lekë (ALL), monedha vendase. Çmimi i publikuar në euro do të ndryshojë në varësi të kursit të këmbimit në fuqi."
(ÇMIMI - 55.000 ALL/muaj)

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni