A closer look
Apartament Për Shitje Në Qytetin E Vlorës, Shqipëri. Vlora është një nga ato qytete në Rivierën Shqiptare ku gjithmonë do te dëshironi të ktheheni. Bukuria e saj është e pamohueshme me shumë atraksione për të shijuar. Të tilla si pjesa e detit Jon, deti Adriatik, Ishulli i Sazanit, gadishulli i Karaburunit dhe vendet kulturore. Gjithashtu, porti kryesor detar, porti i jahteve dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës e bëjnë atë një vendndodhje strategjike si për të jetuar po ashtu edhe për të investuar. Mos u mendoni dy herë, bëjeni këtë apartament tuajin nëse kërkoni komoditet dhe aksesueshmëri teper te lehte. I vendosur vetëm disa sekonda larg nga bulevardi kryesor, afër qendrës së qytetit dhe i rrethuar nga të gjitha shërbimet thelbësore.
Pasuri Të Patundshme Për Shitje Në Vlorë, Shqipëri
- Sipërfaqja totale - 102 m²
- Sipërfaqja e përbashkët - 8 m²
- Sipërfaqja e apartamentit - 94 m²
- Dhomë ndenjeje
- Kuzhinë
- Dy dhoma gjumi
- Një banjo
- Një ballkon i madh
- Plotësisht i mobiluar
- Mobiljet përfshihen në çmimin e shitjes
- I bollshëm, në gjendje të mirë dhe i ndriçuar per gjatë gjithë ditës
- I vendosur në katin e 3-të
- 8 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Certifikatë pronësie
- Ndërtime me cilësi të lartë për një jetesë komode
- Lagje e organizuar mirë dhe e qetë
- Afër bareve, restoranteve, furrave të bukës, marketeve, shkollave, këndit të lojërave për fëmijë dhe stacionit të autobuzit te transportit publik
- Vende parkimi rreth ndërtesës
- Rreshti i dytë i ndërtesave nga bulevardi kryesor
- 3 minuta nga qendra e qytetit
- 4 minuta nga plazhi dhe zona e lungomares
- 10 minuta nga zona historike
- 20 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Vlore
Approximate location — shown within a 200 m radius.