Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Dyqan

Pronë Komerciale Përballë Detit Në Shitje Në Lungomare, Vlorë Shqipëri

Pronë Komerciale Në Shitje Në Lungomare Vlorë, Rr.Murat Terbaci

€ 695,000

çmimi i kërkuar

/ 13
Sipërfaqe
126 m²
Tipi
Dyqan
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Njësi Biznesi Për Shitje Në Lungomare, Vlorë Shqipëri. Një mundësi e jashtëzakonshme investimi në një nga destinacionet bregdetare më prestigjioze në Mesdhe, në qytetin e Vlorës. Lungomare është zemra e Vlorës, një destinacion gjithëvjetor me kërkesë gjithmon e në rritje nga investitorët vendas dhe të huaj. E rrethuar nga rezidenca luksoze, hotele të nivelit të lartë, restorante dhe turiste ndërkombëtar - kjo pronë garanton dukshmëri maksimale, ekspozim të fortë të markës dhe rritje të konsiderueshme të kapitalit afatgjatë. Nxitoni dhe bëjeni tuajën, mundësitë në vijën e parë të Lungomares janë jashtëzakonisht të kufizuara dhe shumë të kërkuara.

 

Prona Në Shitje Në Vlorë Shqipëri

  • Karakteristikat kryesore të pronës:
    • Sipërfaqe totale - 126 m²
    • Ndodhet në katin përdhe
    • 13 kate në rezidencë
    • Në ndërtim, parashikohet të përfundojë deri në fund të vitit 2026
    • Arkitekturë moderne me materiale të cilësisë së lartë
    • Fasada prej xhami me pamje nga gjiri i Vlorës, siguron dritë natyrale per gjatë gjithë ditës dhe pamje mahnitëse
    • Hapesire e madhe dhe me dy hyrje
    • Ofron dukshmëri maksimale nga shëtitorja dhe rruga kryesore
  • E përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesi si:
    • zyra për kompani të mëdha
    • qendër kursesh/trajnimi
    • sallone të ndryshme ekspozimi
    • dyqan veshjesh/këpucësh
    • restorant/ fast food
    • sallon bukurie dhe thonjsh
    • palestër/ kënd lojërash për fëmijë
    • bankë
    • qendër shërbimi/magazinë për biznese, etj...
  • Përparësitë e vendndodhjes:
    • Lagje e mirëorganizuar, miqësore për familjet dhe panoramike
    • Zonë e frekuentuar nga turistët dhe banorët gjatë gjithë vitit
    • Afër bareve, restoranteve, hoteleve, furrave të bukës, marketeve, dyqaneve të ndryshme dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në distancë te shkurter ne kembe
    • Zonë lehtësisht e aksesueshme për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
    • Mundësi e shkëlqyer investimi—puna pranë detit, tërheq një klientelë ndërkombëtare dhe krijoni një pikë referimi në destinacionin bregdetar më vibrant të Shqipërisë
    • Hapësirë parkimi përreth ndërtesës
  • Distancat:
    • Ngjitur me plazhin, në vijën e parë të ndërtimeve
    • 4 minuta nga qendra e qytetit
    • 4 minuta nga Universiteti dhe porti kryesor i Vlorës
    • 15 minuta nga zona historike
    • 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
    • 1 orë e 45 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni