Tani ofrojmë edhe prona në Kosovë. Shfletoni pronat në Kosovë
Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Apartament Luksoz Në Shitje Në Marina Orikum, Vlorë Shqipëri

Apartament Luksoz Në Shitje Në Vlorë, Marina Orikum

€ 245,000

çmimi i kërkuar

/ 14
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqe
78 m²
Tipi
Apartament
Rreth kësaj prone

Një vështrim më i afërt

Apartament I Ri Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare - Shitet Me Një Çmim Të Pabesueshëm! Ky apartament në ndërtim nuk është thjesht një pronë përballë detit, por një aset i rrallë, i përjetshëm dhe shumë i kërkuar. Ndodhet ne rezidencen Marina Orikum me detin Jon përballë dhe një sfond të bukur malor ne pjesen e pasme. Aty ku vendndodhja kyce, luksi, pamjet mbresëlënëse të detit dhe vlera afatgjatë bëhen bashkë. Ideal për shtëpinë tuaj të ëndrrave buzë detit dhe një investim i zgjuar me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja. Gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer nëse dëshironi ta rishisni më vonë. Këtu, çdo ditë ndihet si pushime ne nje resort me pesë yje — i qetë, i sigurt, privat, lehtësisht i aksesueshëm, me standardet më të larta të jetesës dhe i projektuar në detaje, me një arkitekturë moderne që është në harmoni të përsosur me natyrën. 

Prona Në Shitje Në Shqipëri - Apartament 1+1 Përballë Detit Në Vlorë

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 78,09 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 61,45 m²
    • Hapësirat e përbashkëta - 10,79 m²
    • Sipërfaqja e ballkonit - 5,85 m²
    • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
    • Një dhomë gjumi
    • Një tualet
    • Një ballkon i madh
    • Ndodhet në katin e 7-të
    • 15 kate në rezidencë
    • Ashensor në ndërtesë
    • Një projekt unik dhe elitar që ofron një investim të sigurt, potencial, stil jetese luksoz dhe pozicion strategjik
    • Vendparkim nëntokësor i disponueshëm me një çmim shtesë
    • Rezidenca do të përfundojë nga fundi i vitit 2028 dhe i gjithë projekti do të përfundojë në vitin 2030
  • Mënyra e pagesës:
    • Nëpërmjet partneriteteve me banka të përzgjedhura në Shqipëri, Marina Orikum ofron zgjidhje fleksibël financimi si për rezidentët po ashtu edhe për jorezidentët, shpesh pa kërkesa për kolateral, duke e bërë investimin më të thjeshtë
    • Kësti i 1-rë - 30% (kur nënshkruani kontratën)
    • Kësti i 2-të - 30%
    • Kësti i 3-të - 35%
    • Kësti i 4-t - 5% (kur merrni çelësat)
  • Brenda rezidences Marina Orikum do të gjeni:
    • Pishina të jashtme/të brendshme,
    • qendër spa & wellness,
    • bar & restorant,
    • hotele & vila luksoze,
    • kënd lojërash për fëmijë & qendër sportive,
    • dyqane dhe butiqe të ndryshme,
    • zona të gjelbërta dhe shëtitore përgjatë bregdetit,
    • objekte shërbimi për marinën... etj
  • Pse të investoni në Marina Orikum, Vlorë?
    • Vendndodhje strategjike qendrore - në qendër të Rivierës Shqiptare dhe pikërisht aty ku takohen deti Adriatik dhe Jon
    • Investim i sigurt me kthim të shpejtë, veçanërisht për përdorim në Airbnb/Booking
    • Një vend me çmime në rritje në tregun e pasurive të paluajtshme
    • Jetesë luksoze bregdetare për një komunitet prestigjioz
    • Cilësi premium e ndërtimeve me arkitekturë moderne
    • Lehtësisht i aksesueshëm nga deti dhe toka, gjithashtu me të gjitha facilitetet thelbësore brenda tij
  • Distancat:
    • Përballë portit të jahteve që tërheq marinarë dhe turistë gjatë gjithë vitit
    • 15 minuta nga qyteti i Vlorës
    • 25 minuta nga Llogaraja
    • 40 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
    • 1 orë nga Himara
    • 2 orë nga Saranda dhe Ksamil

Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)

Planet e kateve

Plani

Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.

Vendndodhja

Vlore

Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.

Mund t’ju pëlqejë edhe

Afër & të ngjashme

Na kontaktoni