Albania Property Group
Shtepi Ne Shitje Shqiperi Vlore Apartament

Apartament Luksoz Në Shitje Në Vlora Marina - Investimi Më I Mirë Në Shqipëri

Apartament Luksoz Në Shitje Në Shqipëri, Vlora Marina

Bedrooms
1
Bathrooms
1
Area
83
Type
Apartament
About this property

A closer look

Apartament I Ri 1+1 Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri. Vlora Marina, projekti më prestigjioz dhe unik në rajonin e Mesdheut, pikërisht në zemër të Rivierës Shqiptare. Në një qytet strategjik dhe të mrekullueshëm, si Vlora. Aty ku deti Adriatik dhe Jon bashkohen. I vendosur në qendër, buzë detit, me shëtitoren e tij private. Aksesohet direkt nga deti dhe përmes një rruge specifike nga qyteti. Ofron një kombinim të rrallë të elegancës moderne, potencialit për investim dhe pamjeve mahnitëse të detit. Një destinacion që tërheq investitorë ndërkombëtarë, pronarë jahtesh dhe blerës të sofistikuar që kërkojnë si prestigjin po ashtu edhe rritje të vlerës së kapitalit. Një projekt vërtet unik që nuk krahasohet me asnjë tjetër në të gjithë rajonin. Shfrytëzoni mundësinë dhe bëjeni tuajin! 

 

Prona Në Shitje Në Vlorë - Apartament Anës Detit Në Shitje Në Vlora Marina, Riviera Shqiptare

  • Karakteristikat kryesore të apartamentit:
    • Sipërfaqja totale - 83,34 m²
    • Hapësirat e përbashkëta - 12,77 m²
    • Sipërfaqja e apartamentit - 70,57 m²
    • Dhomë ndenje dhe kuzhinë
    • Një dhomë gjumi
    • Një tualet
    • Një ballkon i madh
    • I vendosur në katin e 2-të
    • 14 kate në rezidencë
    • Ashensor në ndërtesë
    • Një projekt unik dhe elitar që ofron investim të sigurt, potencial, stil jetese luksoz, qetësine bregdetare dhe pozicion strategjik
    • Rezidenca do të përfundojë deri në fund të vitit 2028
    • Arkitekturë moderne me ndërtime të cilësisë premium
    • Parkim nëntokësor i disponueshëm me një çmim shtesë
  • Brenda Rezidencës Vlora Marina do të gjeni:
    • shëtitore private përgjatë bregdetit,
    • akses direkt në plazhin privat të dedikuar për banorët,
    • bare & restorante, hotele luksoze, kazino dhe roof top & club të markave të njohura
    • spa & qendër wellness, pishina dhe palestër
    • kënd lojërash për fëmijë dhe park privat
    • dyqane dhe butiqe të ndryshme të njohura,
    • siguri 24 orë dhe staf recepsioni
    • objekte shërbimi për marinën dhe zyrë administrimi për jahtet
  • Mënyra e pagesës:
    • Kësti i 1-rë - 30% (në momentin e nënshkrimit të kontratës)
    • Kësti i 2-të - 30%
    • Kësti i 3-të - 30%
    • Kësti i 4-të - 10% (në momentin e marrjes së çelësave)
  • Pse të investoni në Vlora Marina?
    • Vendndodhje strategjike qendrore - në qendër të Rivierës Shqiptare dhe saktësisht aty ku deti Adriatik dhe Jon takohen, në qytetin e Vlorës
    • Investim i sigurt me kthim të shpejtë, veçanërisht për përdorim në Airbnb/Booking
    • Një vend me rritje të çmimit në tregun e pasurive të paluajtshme
    • Jetesë luksoze bregdetare për një komunitet prestigjioz
    • Lehtësisht e aksesueshme nga deti dhe toka, gjithashtu me të gjitha facilitetet thelbësore brenda saj
  • Distancat:
    • Në qendër të qytetit dhe pranë plazhit me rërë
    • 15 minuta nga zona historike
    • 20 minuta nga Radhima dhe Orikumi
    • 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës


Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim Apartamenti)

Floorplans

Layout

Official floorplans for this property. Click to enlarge.

Location

Vlore

Approximate location — shown within a 200 m radius.

You may also like

Nearby & similar

Kontakt