Një vështrim më i afërt
Apartament 2+1 Në Shitje Në Vlorë, Riviera Shqiptare. I vendosur në kodrën e qetë të zonës së Ujit të Ftohtë. Mes gjelbërimit, vetëm 3 minuta larg plazhit dhe Lungomares 2. Një lagje e qetë dhe panoramike, e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme dhe në një distancë të shkurtër nga qendra e qytetit. Ofron një atmosferë familjare të ngrohtë dhe mikpritëse, një ndërthurje perfekte e komoditetit dhe stilit. Sapo është mobiluar, askush nuk ka jetuar më parë në të. Zgjedhje ideale për shtëpinë tuaj të përhershme si dhe një mundësi e shkëlqyer investimi me potencial të lartë qeraje. Shfrytëzojeni rastin dhe bëjeni tuajin!
Shtëpi Në Shitje Në Vlorë, Shqipëri - Apartament I Ri Luksoz Për Investim
- Detajet e apartamentit:
- Sipërfaqe totale - 100 m²
- Dhomë ndenje
- Kuzhinë
- Dy dhoma gjumi
- Një tualet
- Një ballkon i madh me pamje nga deti
- Plotësisht i mobiluar (Mobilimi i përfshirë në çmimin e shitjes)
- Dizajn modern i brendshëm, komod, i bollshëm, i ndritshëm dhe në gjendje të shkëlqyer
- Gati për te banuar, pa pasur nevojë për shpenzime shtesë
- Pallat i ri me cilësi të lartë ndërtimi
- I vendosur në katin e 2-të
- 5 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Një garazh me hapësirë për 2 makina i përfshirë në çmimin e shitjes
- Certifikatë pronësie
- Detajet e zonës përreth:
- Një nga zonat më të frekuentuara dhe të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj për banim dhe pushime
- Lagje e organizuar mirë, panoramike, e qetë dhe miqësore për familjet
- Afër bareve, restoranteve, hoteleve, furrave të bukës, marketeve dhe stacionit të autobuzit te transportit publik - të gjitha në nje distancë te shkurter ne kembe
- Ngjitur me rrugën kryesore, duke ofruar akses teper të lehtë për këmbësorët, përdoruesit e biçikletave dhe mjetet e transportit
- Mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë ata që duan ta ofrojnë me Airbnb/Booking
- Afër fushave sportive publike të basketbollit, volejbollit, futbollit dhe tenisit
- Distancat:
- 2 minuta nga plazhi
- 10 minuta nga qendra e qytetit
- 15 minuta nga zona historike
- 20 minuta nga plazhet e Radhimës dhe Orikumit
- 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të brendshëm (Mobilim apartamenti)
Vlore
Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.