Një vështrim më i afërt
Apartament Me Pamje Nga Deti Në Shitje Në Orikum Vlorë, Shqipëri. Po kërkoni një pronë të re me potencial të lartë për të ardhura nga qeraja për të investuar?! Mos kërkoni më tej, ne kemi këtë mundësi të shkëlqyer për t'ju ofruar. Një apartament i bollshëm në një rezidencë moderne me pamje mahnitëse nga deti, ende në ndërtim. I vendosur në qytetin e qetë dhe të bukur të Orikumit, pranë portit të jahteve. Ka një pozicion gjeografik strategjik, me detin përballë dhe malet në sfondin e tij te pasem. Gjithashtu eshte vetëm pak minuta larg Vlorës dhe destinacioneve të tjera të Rivierës Shqiptare. Vendi ideal për dashamirësit e natyrës dhe turistët që pëlqejnë të vizitojnë qytetet bregdetare moderne. Vetëm pak sekonda larg nga plazhi dhe pranë shëtitores kryesore. Është një mundësi që nuk duhet humbur!
Apartament Me Dy Dhoma Gjumi Në Shitje Në Orikum Vlorë, Riviera Shqiptare
- Karakteristikat kryesore të apartamentit:
- Sipërfaqja totale - 175,18 m²
- Sipërfaqja e apartamentit - 153,67 m²
- Hapësirat e përbashkëta - 21,51 m²
- Dhomë ndenje dhe kuzhinë
- Dy dhoma gjumi
- Dy tualete
- Ballkon 360° me pamje nga deti dhe mali, perfekt për t'u relaksuar dhe për të kaluar kohë me familjen tuaj
- I vendosur në katin e 5-të
- 6 kate në rezidencë
- Ashensor në ndërtesë
- Arkitekturë moderne me ndërtime të cilësisë së lartë për një jetesë komode
- Projekti është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit 2028
- Një projekt i bukur dhe elitar që ofron një investim të sigurt, stil jetese luksoz, privatësi, siguri, qetësi dhe aksesueshmëri
- Vendparkim i disponueshëm me një çmim shtesë
- Mundësi pagese me këste
- Detajet e zonës përreth:
- Qytet i organizuar mirë, i qetë, i bukur dhe miqësor për familjet
- I rrethuar me të gjitha facilitetet thelbësore si bare, restorante, furra buke dhe markete
- Pranë rrugës kryesore duke ofruar akses teper të lehtë për këmbësorët dhe mjetet e transportit
- Një nga zonat më të kërkuara dhe të preferuara nga banorët vendas dhe investitorët e huaj për të jetuar, investuar dhe për pushimet verore
- Një mundësi investimi e sigurt për të gjithë ata që duan ta ofrojnë atë me Airbnb/Booking
- Distancat:
- Pranë plazhit
- Përballë portit të jahteve që tërheq marinarë dhe turistë per gjatë gjithë verës
- 15 minuta nga qyteti i Vlorës
- 25 minuta nga Llogaraja
- 40 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
- 1 orë nga Himara
- 2 orë nga Saranda dhe Ksamil
Shënim i rëndësishëm - Kompania jonë Albania Property Group ofron shërbime shtesë si Menaxhim Pronash dhe Dizajn të Brendshëm (Mobilim apartamenti)
Plani
Planet zyrtare të kësaj prone. Klikoni për t’i zmadhuar.
Vlore
Vendndodhje e përafërt — brenda një rrezeje 200 m.